sport

“Trajnerët kanë presion të jashtëzakonshëm”, Henry në krah të Klopp: Edhe Guardiola kishte nevojë për pushim

Të drejtosh një skuadër dhe të marrësh mbi super përgjegjësinë e çuarjes drejt trofeve padiskutim është në sfidë. Aq më tepër kur je trajner dhe çdo rezultat bie mbi kurrizin e tyr, pasi ëhstë ai që drejton timonin e një ekipe.

Xavi Hernandes dhe Jurgen Klopp janë dy trajnerët që kanë lajmëruar largimin nga Barcelona dhe Liverpool në fund të këtij sezoni. Trajneri gjerman, i cili ka në dorë aktualisht “frenat” e “The Reds” në njoftimin e tij theksoi se ka nëvojë të rikuperojë energjitë, pasi ndjehej se ishte konsumuar mjaft.

Për këtë ka mbështetjne edhe të ish-futbollistit Thierry Henry. Ky i fundit ka deklaruar se puna e trajnerit është jashtëzakonisht me shumë presion dhe e lodhshme dhe veprimi i Xavit apo Klopp është mëse i kuptueshëm, pasi edhe Pep Guardiola pasi u largua nga Barcelona kishte nevojë për pushim.

“Edhe Guardiola pasi përfundoi epokën te Barcelona pati nevojën për një vit pushim. Xavi po ashtu do të qëndroj pushim pasi ta mbyllë esksperiencën te Barcelona. Shumë njerëz nuk e kuptojnë këtë pasi e shohin nga jashtë dhe mendojnë se të jesh në një klub të madh është ëndrra e jetës.

Në ditët e sotme kanë një presion të jashtëzakonshme. Të jesh trajner është shumë e vështirë, askujt nuk i intereson trajneri. Trajnerët duhet të kujdesen për vete pasi askush nuk kujdeset për ato.

Klopp do t’i mungojë Liverpoolit dhe Premier Leagues, ashtu siç Premier League dhe Liverpool do ta ndjejnë mungesën e Klopp. Unë e di që Klopp i mungonte koha e lirë dhe familja. Kur mora vesh lajmin që Klopp do të largohej në fundin e sezonit, m’u bë qejfi për të”, ka përfunduar Henry. /newsport.al/

të fundit

Debutimi katastrofik i Ten Hag, pëson humbje të turpshme në ndeshjen e parë me Bajern Leverkusen

Trajneri Erik Ten Hag. ka nisur aventurën e tij te Bajer Leverkusen në mënyrën më të keqe të mundshme, duke…

4 minutes ago

Shkrumbohet nga flakët lokali në Korçë/ Dëme të konsiderueshme, detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një lokal është përfshirë nga flakët rreth orës 03:00 të mëngjesit, përballë…

27 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 19 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.2 lekë. Euro, blihet me 97…

1 hour ago

Aksident me vdekje në Tiranë

Një aksident me vdekje është regjistruar në Tiranë, ku sipas informacioneve policore, një automjet me drejtues një 27-vjeçar ka përplasur…

1 hour ago

Parashikimi i motit 19 Korrik 2025/ I nxehti afrikan mbërthen Shqipërinë, temperatura deri në 40°C

Ditën e sotme, riaktivizimi i valëve të të nxehtit Afrikan, do të kushtëzoje në vendin tonë sërisht mot të kthjellët…

1 hour ago

Horoskopi 19 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri sot priten biseda të ndjeshme me partnerin, ndaj mundohuni…

9 hours ago