Llapi u kthye me tri pikë nga Klina, ku mposhti Dukagjinin 1-0 në stadiumin “18 Qershori”, në ndeshjen e xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës.
Takimi po shkonte drejt barazimit pa gola, por Rilind Hetemi shënoi me një goditje spektakolare në minutën e 89-të dhe i dha fitoren skuadrës nga Podujeva.
None found
Në pjesën e parë, të dyja ekipet luajtën me kujdes. Dukagjini e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 24-të, por goli i vendasve u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it.
Edhe më pas rastet për shënim ishin të pakta, derisa goditja e Hetemit në minutat e fundit përcaktoi rezultatin.
Me këtë fitore, Llapi ndërpret serinë prej shtatë ndeshjesh pa rezultat pozitiv. Skuadra arrin në tetë pikë dhe mban aktualisht vendin e nëntë në tabelë.
Dukagjini, nga ana tjetër, regjistron një tjetër rezultat zhgënjyes. Ekipi mbetet i gjashti me 18 pikë dhe vijon të presë rikthimin te fitorja pas katër ndeshjeve pa triumf.
Irani po përpiqet të sigurojë sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore nga Rusia, në një kohë kur Teherani synon të…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së…
Edhe pse jemi vetëm në fillim të nëntorit, atmosfera e Krishtlindjeve ka nisur të ndihet në disa prej qyteteve më…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Brazilin, ku një 29-vjeçare dhe djali i saj vetëm 6 vjeç janë gjetur të…
Lindrit Kamberi do të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij, pasi për herë të parë është ftuar…
Ministrja Donika Gërvalla ka zhvilluar një takim me zëvendëspresidentin e Eurojust-it, Jose de la Mata Amaya, me të cilin ka diskutuar…