sport

Trabzonspori ka marrë ofertë për të shitur Muçin/ Presidenti i klubit zbulon detajet e kontratës

Ernest Muçi, do të bëhet shumë shpejt një lojtar i Trabzonsporit edhe zyrtarisht, pasi klubi ka ndër mend të paguajë klauzolën e tij të transferimit te Beshiktashi.

Por kjo nuk do të thotë se ai do të mbetet pjesë e klubit turk, siç ka lënë të kuptohet vetë presidenti i Trabzonspor, Ertugrul Dogan, në një intervistë të dhënë sot.

Të lidhura

None found

AI u pyet rreth të ardhmes së sulmuesit dhe ishte i qartë në shpjegimin e tij.

“Ai u pëlqye nga ekipi ynë i skautimit. Ne bëmë një ofertë para se Beshiktashi të firmoste me të, por ishte vetëm për gjysmën e çmimit që dhanë ata. Në momentin aktual, vazhdojmë diskutimet se si do të jetë pagesa, por në momentin që Trabzonspor do të aktivizojë klauzolën, ajo do të paguhet me 5 këste.

Lojtari mund të bëhet pjesë e ekipit duke paguar këstin e parë prej 1,5 apo 2 milionë eurosh para fundit të majit, siç parashikohet në kontratë. Shuma nuk duhet paguar e plotë. Nëse trajneri na kërkon që të aktivizohet ky opsion në fund të sezonit, siç duket se do të ndodhë për mënyrën si po shkojnë gjërat, procesi më pas do të bëhet në bazë të vlerësimeve teknike”, tha fillimisht ai duke shpjeguar se Trabzonspori nuk kishte nevojë të paguante menjëherë shifrën prej 8,5 milionë eurosh që është vendosur në klauzolën e Muçit.

Ai më pas u ndal në borxhet e klubit dhe aty theksoi se po mbahej një skuadër cilësore, edhe pse kishte lojtarë që kërkoheshin me shifra të larta nga të tjerët.

“Ne kemi një ofertë edhe për një lojtar që ne e kemi në huazim. Po shitëm ndonjë, mund të shlyejmë të gjitha borxhet tona”, theksoi ai.

Sipas mediave turke, lojtari në huazim të cilit i referohet Dogan është pikërisht Muçi, që do të thotë se për sulmuesin shqiptar ka ofertë interesante që po shqyrtohet nga Trabzonspori.

Ndaj duke pasur parasysh situatën financiare të klubit, nuk është çudi që Trabzonspori të ushtrojë të drejtën e blerjes së Muçit, por për ta shitur menjëherë në një klub tjetër, nëse oferta është e pëlqyeshme edhe për vetë futbollistin e Kombëtares shqiptare.

Në momentin që Trabzonspor aktivizon klauzolën e blerjes, aktivizohet edhe kontrata individuale e Muçit, i cili do të ishte i lidhur me këtë klub deri ne verën e vitit 2029.

të fundit

Arben Kola thirrje për mosbindje civile nesër para Parlamentit: Vezët, mjete demokratike për përballjen me qeverinë dhe deputetët e korruptuar

Protestat popullore kundër qeverisë së Edi Ramës kanë hyrë në ditën e tyre të 109-të, teksa revolta ndaj aferave korruptive…

1 minute ago

Aktgjykimi në Hagë: Kundërshtarët e UÇK-së mbaheshin të prangosur dhe të lidhur “si kafshë

Trupi Gjykues konstatoi se të paktën 385 persona u arrestuan dhe u mbajtën pa bazë ligjore në 14 komuna të…

2 minutes ago

Franca rikonfirmon mbështetjen për Kosovën dhe Dhomat e Specializuara pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Franca ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur për pavarësinë dhe institucionet e Kosovës, pas aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara ndaj…

3 minutes ago

KFOR-i: Lëvizja e autokolonës ushtarake serbe pranë kufirit ishte aktivitet rutinë

Një autokolonë e motorizuar e ushtrisë serbe ishte parë dy ditë më parë në afërsi të kufirit me Kosovën, por…

3 minutes ago

Kostadinovski calls for radical measures to restore trust in justice

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, tha se besimi në gjyqësor dhe në të gjithë sistemin shtetëror është në nivelin…

19 minutes ago

Hague verdict: Britain calls for calm and reaffirms strong support for Kosovo

Mbretëria e Bashkuar ka rikonfirmuar mbështetjen e saj për Kosovën pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj katër…

21 minutes ago