Skuadra e Trabzonsporit ka humbur duelin me rezultat 2:3 nga Kasimpasa të vlefshëm për xhiron e 23-të në Superligën e futbollit të Turqisë, por një kontribut ka dhënë kapiteni shqiptar i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi.
Mesfushori shkupjan dhuroi asist në këtë takim, duke kontribuar në golin e parë të Trabzonsporit, të cilin e realizoi Enis Destan.
Në vijim për Kasimpasan realizuan Kara, Hajradinovic dhe De Costa, teksa golin tjetër për ekipin e Bardhit e shënoi Efe Yildirim.
Kujtojmë se edhe kosovari, Loret Sadiku që u zyrtarizua sot u aktivizua në minutat shtesë për Kasimpasan, duke zëvendësuar në lojë pikërisht autorin e golit të dytë Hajradinovic. /Telegrafi/
Lideri i opozitës tha se studentët paguajnë sot tarifat më të larta për shkollimin. Gjatë fjalës së tij në takimin…
E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Olta Sheta, për të komentuar më shumë mbi ngjarjet…
Shkresa e Irena Gjokës drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor është zbardhur. Në shkresë, Gjyqtarja e GJKKO tregon përplasjen me autoritetet…
Peter Sorensen, i dërguari evropian për dialogun, ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) ka pritshmëri të mëdha nga një komision…
Policia ka bërë të ditur marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për mbarëvajtjen e protestës së…
Një 14-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga në Selanik. Ai është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet për rrahjen e…