Categories: sport

Tottenhami përgatit 125 milionë funte për të revolucionarizuar repartin ofensiv

Tottenhami synon të investojë rreth 125 milionë funte për të rindërtuar sulmin, duke vendosur në listën e objektivave Savinhon e Manchester Cityt dhe Nico Jacksonin e Chelseat.

Të lidhura

None found

Pasi ka kompletuar përforcimet në mbrojtje dhe në mesfushë, klubi londinez, një prej më aktivëve gjatë këtij afati kalimtar, po përqendrohet te reparti ofensiv. Spurs planifikojnë të paguajnë 60 milionë funte për Savinhon dhe 65 milionë funte për Jacksonin.

Fabrizio Romano raporton se Savinho ka arritur akordin personal me Tottenhamin. Braziliani i ka kërkuar zyrtarisht Manchester Cityt që të largohet, pasi dëshiron të vihet nën urdhrat e Roberto De Zerbit.

Bisedimet ndërmjet klubeve vazhdojnë dhe palët ende duhet të bien dakord për shumën përfundimtare. Manchester City e ka caktuar çmimin në 60 milionë funte, por miratimin për transferimin do ta japë vetëm pasi të gjejë një zëvendësues në treg.

Tottenhami e shtoi interesimin për Savinhon pas refuzimit të Liverpoolit për të diskutuar shitjen e Cody Gakpos. Holandezi kishte qenë zgjedhja e parë e londinezëve për krahun ofensiv, por drejtuesit e klubit nga Merseyside vendosën ta ruanin në skuadër.

Paralelisht me negociatat për brazilianin, Spurs po punojnë edhe për afrimin e një qendërsulmuesi. Daily Mail bën të ditur se drejtuesit e Tottenhamit kanë vendosur kontaktet e para për Nico Jacksonin, kartonin e të cilit Chelsea e vlerëson në 65 milionë funte.

Jackson, sulmues senegalez 25-vjeçar, e kaloi sezonin e fundit i huazuar te Bayern Munich, ku u përdor kryesisht si zëvendësues. Ai kërkon të bashkohet me një skuadër që mund t’i ofrojë më shumë minuta në fushë.

Chelsea aktualisht ka gjashtë sulmues në përbërje, ndaj është i gatshëm ta lejojë largimin e Jacksonit nëse siguron shumën që kërkon.

Raportimet bëjnë të ditur se gjatë javës së dytë të gushtit është parashikuar një takim zyrtar mes drejtuesve të Tottenhamit dhe atyre të Manchester Cityt. Londinezët duan ta finalizojnë transferimin e Savinhos përpara 10 gushtit dhe më pas, para fillimit të sezonit të ri në Ligën Premier, të dorëzojnë ofertën e parë prej 65 milionë funtesh për Nico Jacksonin.

të fundit

Petrit Malaj congratulates Justina Shiroka-Pula on assuming Kosovo’s presidency

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës, duke i…

4 hours ago

Shiroka-Pula becomes Kosovo’s third woman president, after Jahjaga and Osmani

Kosova tashmë ka tri gra që kanë mbajtur postin më të lartë shtetëror në vend. Me zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës…

4 hours ago

Përparim Rama congratulates Justina Shiroka-Pula on election as president of Kosovo

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës. Rama…

4 hours ago

Police: Pristina protest ended after midnight without serious incidents

Policia e Kosovës ka njoftuar për angazhimet e saj gjatë protestës së mbajtur të martën në sheshet e Prishtinës, pranë…

4 hours ago

Osmani: Shiroka-Pula will have my support in facing the challenges of the presidency

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në pozitën e Presidentes së Republikës…

4 hours ago

Petrit Malaj përgëzon Justina Shiroka-Pulën për marrjen e presidencës së Kosovës

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës, duke i…

4 hours ago