Categories: sport

Topi zyrtar i Botërorit 2026 testohet në hapësirë, NASA vëzhgon futbollin në mikrogravitet

Për të siguruar që një top futbolli të sillet sa më në mënyrë të qëndrueshme dhe të parashikueshme, inxhinierët sportivë i kushtojnë vëmendje të veçantë qendrës së masës dhe ekuilibrit të tij.

Në këtë kuadër, gjatë këtij viti, ekuipazhi i Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) përsëriti një eksperiment që ishte zhvilluar për herë të parë në vitin 2019, kësaj here me topin zyrtar të Kupës së Botës 2026, adidas Trionda.

Të lidhura

None found

Testi synonte të tregonte se si një balancë e mirë apo e dobët mund të ndikojë drejtpërdrejt në lëvizjen e topit dhe në sjelljen e tij gjatë lojës.

Sipas NASA-s, këto prova kanë ndihmuar për të kuptuar më qartë efektin që mund të kenë në performancën e topave modernë teknologjitë e integruara në to, përfshirë sensorët që përdoren në ndeshjet zyrtare.

Agjencia amerikane nënvizon se përmirësimi i pajisjeve sportive përbën vetëm një prej mënyrave se si kërkimet shkencore të kryera në ISS japin kontribut në zhvillime që sjellin dobi edhe për jetën në Tokë.

Në imazhet e publikuara nga stacioni hapësinor, topi shumëngjyrësh i Kupës së Botës 2026 shfaqet duke notuar në modulin panoramik “Cupola”, ndërsa në sfond duket Toka përmes dritareve të mëdha.

Videoja paraqet po ashtu astronautët teksa lëvizin në kushte mikrograviteti dhe e godasin lehtë topin, duke i dhënë futbollit një dimension krejtësisht të ri: atë të hapësirës.

të fundit

Shpërthim me automjet-bombë në Kolumbi, 12 të plagosur dhe dëme të mëdha në ndërtesa publike

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Villavicencios në Kolumbi, ku një automjet i mbushur me eksploziv ka shpërthyer…

3 minutes ago

Arrestohet vëllai i ish-presidentit të Paraguait, Francisco Peña, pas rrëzimit të Ueno Bank; dyshohet për pastrim parash me 3 milionë dollarë

Skandali financiar që ka tronditur Paraguain merr përmasa të reja. Policia ka arrestuar Francisco Peña, vëllain e ish-presidentit të vendit,…

4 minutes ago

Fotot intime të Gisèle Pelicot u përdorën për promovimin e një libri: “Jam sërish e poshtëruar

Një tjetër skandal ka shpërthyer në Francë, ku Gisèle Pelicot, gruaja që u kthye në simbol të luftës kundër dhunës…

6 minutes ago

Qarkullonin me a*më në makinë të blinduar, arrestohen 4 persona në Tiranë, mes tyre dy ushtarakë dhe një punonjës i Gardës

Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kapën duke qarkulluar me armë zjarri në një automjet të…

12 minutes ago

Nga një top i dëmtuar më 1889 te Kupa e Botës: pse futbolli vazhdon të varet nga një qytet pakistanez

Topi i Kupës së Botës 2026 u prodhua në Sialkot, dhe topi i finales së Ligës së Kampionëve 2025/26 shkruan…

18 minutes ago

Avokati i familjes Ademaj përcjell një mesazh emocional pas vendimit për Liridonën

Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leotrim Syla, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, duke shprehur emocionet e…

26 minutes ago