sport

Top 10 transferimet më të shtrenjta të verës 2025 deri tani – Liverpool, Man City dhe Real Madrid dominojnë

Afati kalimtar i verës 2025 është në kulmin e tij dhe klubet më të mëdha evropiane si Liverpool, Manchester City dhe Real Madrid kanë nisur ofensivën në afatin kalimtar.

Investimet janë të mëdha, ndërsa disa prej transferimeve tashmë kanë bërë bujë të madhe.

Të lidhura

None found

Më poshtë janë 10 transferimet më të shtrenjta deri tani.

1. Florian Wirtz – nga Bayer Leverkusen te Liverpool FC për 125 milionë euro

Ylli gjerman është aktualisht blerja më e shtrenjtë e verës. Liverpooli ka mposhtur konkurrencën për të sjellë mesfushorin 22-vjeçar në “Anfield”, duke investuar 125 milionë euro. Arne Slot shpreson që Wirtz të bëhet dirigjenti i ri i mesfushës së “The Reds”.

2. Matheus Cunha – nga Wolverhampton te Manchester United për 75 milionë euro

Man United forcon repartin ofensiv me brazilianin Cunha. Pas një sezoni zhgënjyes, “Djajtë e Kuq” synojnë të kthehen fuqishëm në garë për trofe.

3. Dean Huijsen – nga Bournemouth te Real Madrid për 62.5 milionë euro

Një transferim surprizë nga “Los Blancos”. Talenti spanjoll konsiderohet si një nga mbrojtësit më premtues në Evropë.

4. Tijjani Reijnders – nga AC Milan te Manchester City për 55 milionë euro

Man City i Pep Guardiolës sjell mesfushorin holandez për të përforcuar mesfushën pas largimeve të rëndësishme. Reijnders vlerësohet për teknikën dhe vizionin.

5. Franco Mastantuono – nga River Plate te Real Madrid për 45 milionë euro

Real Madridi vazhdon strategjinë e investimeve në talentet e Amerikës Latine. 17-vjeçari argjentinas shihet si një xhevahir për të ardhmen.

6. Jeremie Frimpong – nga Bayer Leverkusen te Liverpool FC për 40 milionë euro

Pas Wirtzit, Liverpooli kompleton një tjetër goditje nga Leverkusen. Frimpong sjell shpejtësi dhe qëndrueshmëri në krahun e djathtë të mbrojtjes.

7. Jean-Clair Todibo – nga Nice te West Ham United për 40 milionë euro

Mbrojtësi francez rikthehet në Londër, këtë herë në mënyrë të përhershme. West Hami e sheh atë si liderin e ri të prapavijës.

8. Rayan Ait-Nouri – nga Wolverhampton te Manchester City për 37 milionë euro

Guardiola vazhdon me përforcimet në mbrojtje. Aït-Nouri përshtatet në mënyrë të përkryer me stilin e ndërtimit të lojës nga prapavija.

9. Rayan Cherki – nga Lyon te Manchester City për 36.5 milionë euro

City investon në kreativitet dhe rinovim. Cherki shihet si një nga mesfushorët më të talentuar francezë të brezit të ri.

10. Liam Delap – nga Ipswich Town te Chelsea FC për 35.5 milionë euro

Befasi nga Chelsea, që merr sulmuesin premtues Delap nga skuadra e sapo-promovuar në Premier League. Djali i Rory Delap pritet të ketë të ardhme të ndritur në “Stamford Bridge”.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

16 minutes ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

32 minutes ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

2 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

2 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

2 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

3 hours ago