Jamal Musiala, Florian Wirtz dhe Aleksandar Pavlovic janë vënë në shënjestër të ironisë së Toni Kroosit, ndërsa po diskutohej lista e parë e Gjermanisë nën drejtimin e përzgjedhësit Jurgen Klopp, e cila pritet të bëhet publike të enjten.
None found
Gjatë podcastit “Einfach Mal Luppen”, që e realizon së bashku me vëllain e tij Felix, kampionit të botës të vitit 2014 iu kërkua të përzgjidhte tre futbollistë që nuk kishin qenë pjesë e Botërorit të fundit.
Kroos dha një përgjigje sarkastike, duke thënë: “Kam përmendur tre lojtarë që nuk morën pjesë në Botëror: Pavlovic, Wirtz dhe Musiala”.
Në të vërtetë, që të tre kishin luajtur për Gjermaninë në atë turne. Felixit iu desh pak kohë për të kuptuar ironinë dhe fillimisht reagoi me pyetjen: “Çfarë? Në cilin Botëror nuk morën pjesë?”. Pasi e kapi domethënien e komentit, ai shtoi: “Sepse nuk u vunë re, apo çfarë?”.
Me këtë thumbim, Kroos iu referua paraqitjeve të dobëta të treshes në kompeticionin ku Gjermania u eliminua nga Paraguai në raundin e 32-të.
Më pas, ish-mesfushori përmendi tre emra që e përmbushnin realisht kriterin e sfidës dhe që ai do të donte t’i shihte në grumbullimin e parë të Kloppit: Tom Bischof dhe Lennart Karl të Bayern Munichut, si edhe Said El Mala, talenti i ri i Kolnit.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe…
Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Edi Gusia, ka kërkuar që në rastin…
Sulmuesi Edon Zhegrova ka krijuar plot nëntë shanse këtë sezon, i dyti me më së shumti pas Douglas Luizit, pavarësisht…
Një tregtar 35-vjeçar me shtetësi kineze është denoncuar në Itali, pasi vendosi në raftet e dyqanit të tij tabela me…
Ndeshja mes Arsenalit dhe Fleetwood Townit në EFL Cup angleze u ndërpre vetëm pas dy minutash lojë, pasi një dron…
Në Komisionin e Ligjeve, deputetët socialistë votuan në favor të ndryshimit të dy neneve të ligjit për Bankën e Shqipërisë.…