Vazhdon të rritet në mënyrë shqetësuese numri i të infektuarve me Koronavirus kur kanë mbetur edhe pak orë nga zhvillimi i ceremonisë hapëse të Olimpiadës “Tokyo 2020”.
Katër banorë të tjerë të Fshatit Olimpik, ndër të cilët dy atletë, rezultuan pozitivë me COVID-19.
Një total prej 91 personash të akredituar për Lojërat e Tokios kanë rezultuar pozitivë që nga fillimi i korrikut. Skateboarderi Candy Jacobs nga Holanda dhe lojtari i pingpongut, Pavel Sirucek nga Republika Çeke janë zbuluar bartës të Koronavirusit.
Atyre iu desh të largoheshin nga fshati për t’u akomoduar në një hotel karantinë. Dy anëtarë të stafit, një kategori që përfshin trajnerë dhe zyrtarë të ekipit që qëndrojnë në Fshat Olimpik me pamje nga gjiri i Tokios, rezultuan gjithashtu pozitivë.
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Korçës, në rrugën që të çon drejt fshatit…
Dhimbja në familjen Dhimaku, ku humbën jetën dy motrat në aksidentin e së dielës në mbrëmje, është shumë e madhe.…
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një përditësim mbi situatën e zjarreve në vend, duke raportuar për 12 vatra zjarri të…
Një toreadori dhe një spektator humbën jetën pasi u sulmuan brenda arenës në Lisbonë nga një dem. Manuel Maria Trindade…
Këngëtarja e famshme Taylor Swift dhe ylli i NFL, Travis Kelce, kanë konfirmuar fejesën e tyre të martës, 26 gusht,…
Policia kufitare ka shpëtuar një grup turistësh shqiptarë dhe të huaj pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në motor…