sport

Tjetër skandal te peshëngritja, shtangisti shkon në Botëror pa trajnerin

Gabimet e njëpasnjëshme vazhdojnë te peshëngritja shqiptare duke penalizuar sportistët, por edhe Shqipërinë, që humbet mundësinë të përfaqësohet në kompeticionet më prestigjoze me shtangistët elitarë.

Peshëngritësi i talentuar Ertjan Kofsha nuk do të ketë suportin e trajnerit Leonard Toska në Botërorin e Peshëngritjes për U20, që po zhvillohet në Guadalajara në Meksikë (15-23 nëntor).

Të lidhura

None found

Trajneri e priste me padurim këtë turne, por paaftësia e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes me në krye presidentin Elez Gjoza për t’i nxjerrë vizën, ka bërë që Ertjan Kofsha, të shkojë në kompeticion pa mentorin e tij.

Në një sport ku roli i trajnerit është determinant, sepse sportistët janë të rinj dhe kanë ethet e garës, tekniku luan rol të madh me ndryshimin e peshave dhe këshillat.

Imagjinoni sikur kombëtarja e futbollit të luaj një ndeshje pa trajnerin Sylvinho.

Nëse ky skandal do të ndodhet te FSHF, atëherë do të ishte një bombë e vërtet, por te peshëngritja po mundohen t’i fshehin këto çudira që bëhen vetëm në Shqipëri.

Skandalet në FSHP, po dalin si kërpudhat pas shiut dhe askujt nuk i bën më përshtypje. Ndërkohë që FSHP dhe z.Gjoza janë në gjyq me legjendën Pirro Dhima, ndodh edhe kjo.

Edhe në Botërorin U17 zhvilluar në qershor të 2022-it po në Meksikë, trajneri Leonard Toska nuk mori vizën.

Ashtu si ai, në atë rast as shtangisti Kofsha nuk u pajis dot me vizë nga Federata e presidentit Gjoza për të përfaqësuar Shqipërinë në Botëror.

Vjet ishte mundësia e fundit që ai të merrte pjesë në Botërorin për 17-vjeçarë dhe Elez Gjoza me federatën e tij i hoqi mundësinë për të konkuruar. Me rezultatet në stërvitje ai mund të kthehej me medalje.

Të dy nuk u pajisën dot me vizë, pasi proceduart u bënë me vonesë dhe pa dokumentacionin e duhur. E njëjta situatë edhe këtë vit.

Por çudirat nuk përfundojnë këtu, presidenti Gjoza, i cili do të bëjë trajnerin dhe peshëngritësi Ertjan Kofsha u nisën në datë 17 nëntor drejt Meksikës, ndërkohë që gara është në 20.

Sportisti nuk ka kohë të rikuperohet nga udhëtimi i gjatë (më shumë se 24 orë), dhe për më tepër nuk do të ketë as trajnerin e tij.

Minimalisht sportisti duhet të jetë 4 ditë para për t’u ambientuar me klimën, ndryshimin e orarit, por Elez Gjoza, kërkon të kursejë para për evente kaq prestigjoze dhe t’i shpenzojë për familjarët e tij kur i merr me vete si pjesë të delegacionit të kombëtares, (si në Çmimin e Madh të Kubës, kur mori nipin me të fejuarën).

Me rezultatet që Kofsha ka arritur në palestër është pretendent për medalje ari në Botërorin U20.

Por pa trajnerin Toska dhe me mangësitë nga federata, e cila tani duket se është dashakeqësi sepse rastësia nuk ndodh dy herë, shpresojmë të ketë performancë pozitive; gjithçka është kundër tij.

Një medalje e humbur do të thotë shkatërrim psikologjik për sportistin, por edhe pa shpërblim financiar që do ta ndihmojë të ndjeki ëndrrën e tij.

Ai është një ndër peshëngritësit e rinj më të mirë shqiptar dhe shpresojmë të kthehet me rezultat pozitiv, por Federata ka menduar t’ia bëjë jetën malore këtij talenti.

të fundit

Macinka: Çekia kërkon që Maqedonia e Veriut t’i bashkohet sa më shpejt BE-së

"Republika Çeke mbështet anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe është e gatshme të bëjë gjithçka që është…

1 minute ago

Përplasje fatale mes autobusit dhe kamionit në Brazil, të paktën 21 viktima

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën në një aksident që ndodhi në orët e para të ditës së sotme,…

2 minutes ago

Itali, goditet banda e grabitjeve me eksploziv: 7 të arrestuar për sulmet ndaj bankomateve

Shtatë persona janë arrestuar në Itali, pasi dyshohet se janë pjesë e një bande që ka kryer një seri grabitjesh…

3 minutes ago

Arsenali pranë marrëveshjes së bujshme për Ezri Konsan

Arsenali po përparon drejt një marrëveshjeje për mbrojtësin e Aston Villas, Ezri Konsa, ndërsa po adresojnë shqetësimet për lëndime në…

3 minutes ago

Manchester United në prag të transferimit të Carlos Balebas nga Brighton

Manchester United dhe Brighton janë pranë arritjes së një marrëveshjeje për transferimin e mesfushorit Carlos Baleba, raporton David Ornstein i…

9 minutes ago

Eksperti amerikan i sigurisë kibernetike publikon të dhënat e “Diellës”! Pretendon akses në sistemin qeveritar! Nga pagat, te votuesit dhe deputetët, çfarë përmbajnë skedarët

Eksperti amerikan i sigurisë kibernetike Patrick Quirk dhe i teknikave OSINT ka deklaruar se një pjesë e madhe te të…

24 minutes ago