Ertjan Kofsha ka shënuar rezultate të mëdha në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes U-20 që po mbahet në Guadalahara të Meksikës.
Talenti i shtangës shqiptare ka bërë paraqitje fantastike në garën e zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa ka arritur të fitojë medalje ari në stilin e shkëputjes në kategorinë e peshave 89 kg.
None found
Kofsha kaloi me sukses tri provat me 152, 156 dhe 159 kg, duke u shpallur kampion bote me rezultatin 159 kg, për ta ngjitur flamurin kuqezi në shkallën më të lartë të podiumit.
Për sa i përket stilit të shtytjes, talenti shtërmenas dështoi dy provat e para me 186 kg, rezultat të cilin e realizoi me sukses në provën e tretë, duke u renditur në vend të gjashtë. Ndërkohë me 345 kg në total, Ertjani u klasifikua në vend të katërt në dygarësh.
Theksojmë se peshëngritësi shqiptar, vetëm 18 vjeç, ishte më i vogli në moshë në Baterinë A, por kjo nuk e pengoi aspak të tregonte forcën ndaj rivalëve. Kujtojmë që Kofsha udhëtoi në Meksikë pa trajnerin e tij, Leonard Toska.
Rolin e teknikut e bëri presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza. FSHP njoftoi se mungesa e Toskës në këtë aktivitet erdhi për shkak se trajneri nuk arriti të merrte vizën nga ambasada meksikane.
Erion Veliaj është zhvendosur nga sektori A i paraburgimit në sektorin spitalor, që ndodhet brenda të njëjtit institucion të vuajtjes…
Abissnet SuperioreKampionati “Abissnet Superiore” ka mbyllur 10 javët e para të sezonit 2026–2027, me Egnatian që kryeson e vetme renditjen…
Mbrojtësi i Atletico Madridit, Marcos Llorente, gjeti kohë për t'i shprehur mbështetjen e tij familjes së Jesus de Miguel pas…
Aksionet e kompanive të lidhura me inteligjencën artificiale pësuan rënie gjatë tregtimit gjatë natës, pas fitoreve të konsiderueshme të demokratëve…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar mbështetësit e tij për mundësinë e një procedure të re shkarkimi nga detyra, nëse…
Një incident i rëndë është regjistruar në një shkollë të mesme në qytetin Oberhausen të Gjermanisë, ku shpërthimi i një…