Shqiptarët vijojnë të shkruajnë historinë. Dy ditë pas arritjes së Shqipërisë në play off-in e Botërorit, të njëjtën arritje e bëri dhe Kosova.
“Dardanëve” u mjaftonte vetëm një pikë përballë Slovenisë, por ata shkuan në Ljubljanë dhe morën maksimumin, duke triumfuar 0-2.
None found
Sfida nisi në mënyrë të vrullshme për skuadrën e Franco Fodës, e cila gjeti golin e avantazhit që në minutën e 6-të me anë të Fisnik Asllanit, i cili pas një lëvizjeje të bukur në zonë dhe me një gjuajtje me të djathtën mposhti Oblakun.
Në minutën e 16-të Vojvoda gjuajti dhe Asllani devijoi topin në drejtim të Oblakut, por ky i fundit e largoi topin në momentin e fundit. Pjesa e parë përfundoi pikërisht me avantazhin 1-0 të Kosovës.
Në të dytën, gjërat u bënë më të lehta për “Dardanët”, kjo falë nervozizmit të Stojanoviçit, i cili u ndëshkua dy herë me karton të verdhë brenda 6 minutave, duke lënë vendasit me 10 lojtarë.
Menjëherë pas kësaj, të besuarit e Fodës u hodhën në sulm për të gjetur edhe golin e qetësisë, i cili erdhi në mënyrë spektakolare nga vetë sllovenët.
Në minutën e 64-t, Muslija hodhi një top për në krahun tjetër të fushës, por Karniçnik, i cili u mundua ta largonte, gabimisht e çoi në portën e tij, duke realizuar një superautogol që la të shtangur edhe Oblakun.
Me këtë fitore, Kosova arrin të sigurojë vendin e dytë në Grupin B dhe ndeshja e fundit do të jetë me Zvicrën në Prishtinë, e cila praktikisht e ka mbyllur çështjen e kualifikimit.
Samir Abu Younis, komandant i Brigadës Rafah, u vra në një sulm ajror izraelit në Gazën jugore, sipas një deklarate…
Partia në pushtet OBRM-PDUKM pretendon se pas hyrjes së “Alta Banka” në tregun financiar të Maqedonisë së Veriut qëndrojnë interesa…
Një lajm i trishtë ka mbërritur së fundmi nga Lushnja pasi mësohet se ka mbyllur sytë në moshën 38-vjeçare bilardisti…
Atletja shqiptare Luiza Gega është shpallur fituese e Maratonës së Tiranës, duke triumfuar në garën kryesore prej 42 kilometrash. Në…
Fenomeni klimatik El Niño pritet të shkaktojë pasoja të rënda në mbarë botën, ndërsa parashikimet flasin për një nga episodet…
Futbolli është ëndrra e shumë fëmijëve në Kosovë, por ndjekja e kësaj ëndrre po shoqërohet me shpenzime gjithnjë e më…