Shqipëria dhe Kosova kanë vetëm 5 përqind shanse që të kualifikohen në Kupën e Botës 2026, si fituese të grupeve kualifikuese. Ky është verdikti i faqes së specializuar “football meets data”, që përllogarit ecurinë dhe rezultatet e përfaqësueseve në arenën ndërkombëtare.
Kombëtarja ka më tepër shanse ta mbyllë Grupin K në vendin e tretë, pas Anglisë dhe serbëve, me 63 përqind, duke lënë pas Letoninë dhe Andorrën. Shanset për vendin e dytë, që përkthehet në një vend në play-off janë 24 përqind.
None found
Anglia si kokë serie dhe për emrat e mëdhenj që ka, vlerësohet si favorite për ta fituar grupin me 71 përqind mundësi. Kjo do ti siguronte biletën direkte për eventin në Amerikën Veriore.
Kosova në anën tjetër, duke se ka shpresa minimale për të bërë diçka në Grupin B, aty ku do të ketë përballë Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.
Me 61 përqind të shanseve, “dardanët” do ti mbyllin kualifikueset të fundit në grupin me katër skuadra, teksa mundësitë për vendin e tretë përllogariten në 23 për qind. Statistikat e kanë thënë fjalën e tyre, por fatmirësisht futbolli nuk është shkencë ekzakte. Kjo bën që ëndrrat dhe shpresat të mos shuhen deri në momentin e fundit.
Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbjen e dytë radhazi nga Italia në kuadër të Grupit 10 të raundit…
Në vitin e parë të mandatit si kryetar i Komunës së Strugës Mendi Qyra thekson se ka arritur të shlyejë…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Republika e Kosovës i është bashkuar Deklaratës Politike të Samitit…
Aktori i njohur amerikan Dustin Hoffman ka folur për herë të parë në mënyrë të gjerë rreth akuzave për ngacmim…
Zinedine Zidane mund të përballet me një tjetër mungesë në Kombëtaren e Francës gjatë këtij pushimi ndërkombëtar, pasi mesfushori i…
Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, është prezantuar zyrtarisht monografia “István Schütz: Miku hungarez i shqiptarëve”, me…