sport

Tirana i thotë “Lamtumirë” Evropës

Tirana nuk ka mundur ta përballojë Torpedo Kutaisin, ndërsa ka humbur ndeshjen e dytë në “Elbasan Arena” dhe i ka thënë “Lamtumirë” Evropës.

Ka mjaftuar një gol i shpejtë i gjeorgjianëve, kjo me Bjorn Jonsen 3’, që Torpedo jo vetëm ta ruajë me fanatizëm, por të fitojë dhe të kualifikohet për më tej.

Të lidhura

None found

Pas pësimi të golit, Tirana nis të reagojë, ndërsa në të 15’ Meta ka gjuajtur në ecje e sipër, nga rreth 20 metra, por ka grushtuar Kljajiç. Portieri serb i gjeorgjianëve pas dy minutash i ka thënë “Jo” goditjes me kokë të Haxhiut.

Aksioni më i bukur i Tiranës në pjesën e parë ka ardhur në të 20’, kjo në kombinimin e Jonuzit me Haxhiun, ndërsa Prenga çon gjithçka dëm. Sepse godet dobët dhe ia dhuron topin në duar Kljajiçit. Mbrojtësi i katërkëndorit të Torpedos është i pakalueshëm dhe në të 33’ kjo pas goditjes së Jonuzit, apo dhe në të 77’ pas gjuajtjes së Ndrecës.

Torpedo mund të kishte dyfishuar në një kundërsulm të shpejtë të Jonsen, por ka grushtuar Selmani e më pas ka larguar Mici. Dhe në përfundim 1-0 për Torpedon dhe më pas gjithçka do të jetë e përqendruar për sezonin e ri në Superligë.

Tags: tirana

të fundit

Ansu Fati rrëfen emocionet pas largimit nga Barcelona: Përjetova trishtim dhe gëzim

Ansu Fati ka zbuluar se ka ndier “edhe trishtim, edhe gëzim” pasi përfundoi transferimin e përhershëm nga Barcelona te Monaco…

1 minute ago

A mund ta besoni?” – Rregulli i pazakontë që mund t’ia mbyllë derën Haalandit për kapiten i Manchester Cityt

Enzo Maresca ka zbuluar një rregull të pazakontë që mund ta pengojë Erling Haalandin të bëhet kapiteni i ri i…

2 minutes ago

Fire in Lurë National Park, Two Helicopters and Dozens of Personnel Deployed in Operation

Vijon operacioni për izolimin e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës, ndërsa flakët po përballohen nga toka dhe ajri. Në…

4 minutes ago

Vučić’s Statement on the Iber River, Berisha: Rama’s Patron’s Latest Threat Against Kosovo

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, se do të shterojë ujin…

5 minutes ago

Footage From Laundry Gutted by Fire in Saranda, Extensive Damage to Premises

Publikohen pamjet nga brenda lavanderisë në katin e pestë të pallatit në qendër të Sarandës, e cila u përfshi nga…

5 minutes ago

EU Calls for Avoiding Statements on Diverting the Ibar River

Bashkimi Evropian ka thënë se deklaratat për ndryshimin e mundshëm të rrjedhës së lumit Ibër, si dhe veprimet që nuk…

6 minutes ago