Categories: showbiz

Monica Bellucci tregon si ruan formën pa hequr dorë nga makaronat, ëmbëlsirat dhe vera

Monica Bellucci u shfaq në tapetin e kuq të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Marrakech me një fustan të zi me temina, të lënë me një shpatull të zbuluar, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve.

Aktorja 62-vjeçare e kompletoi pamjen elegante me vathë diamanti dhe një çantë, raportoi Daily Mail.

Të lidhura

None found

Interes krahas paraqitjes në festival kanë ngjallur edhe zakonet e saj të përditshme. Bellucci thotë se nuk ndjek dieta të rrepta dhe nuk e ka ushtrimin fizik një obsesion.

Ajo nuk dëshiron të heqë dorë nga kënaqësitë e vogla, si makaronat, ëmbëlsirat dhe një gotë verë herë pas here.

“Më pëlqejnë ëmbëlsirat dhe makaronat, ndonjë gotë verë dhe, shumë rrallë, një cigare”, ka thënë ajo në një intervistë për The Telegraph.

Për të qëndruar aktive, Bellucci zgjedh notin dhe ndonjëherë Pilates, aktivitete që i bën për kënaqësi dhe për të ruajtur lëvizshmërinë, jo si pjesë të një programi intensiv stërvitjeje.

“Kur kam punë, sigurisht që bëj pak ushtrime dhe ndjek pak dietë, por nuk jam e fiksuar pas tyre”, është shprehur aktorja për The Sunday Times.

Bellucci ka ndarë edhe këndvështrimin e saj për plakjen, duke kundërshtuar perceptimin se vitet që kalojnë janë diçka negative për gratë.

“Të plakesh do të thotë të kesh fatin që je ende gjallë dhe që ke një të ardhme përpara. Gjithashtu, pjekuria të dhuron diçka të mrekullueshme: çlirimin nga gjërat që dikur të shqetësonin”, ka deklaruar ajo.

të fundit

Kosova ende në pritje të statusit kandidat në BE, Halili rendit pengesat kryesore

Kërkesa e Kosovës për të avancuar drejt statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian është rikthyer në qendër të diskutimeve,…

7 seconds ago

Peleshi kërkon hetim të paanshëm për plagosjen e deputetit Kliti Hoti në protestë

Me keqardhje dhe shqetësim mësova për lëndimin e deputetit Kliti Hoti gjatë protestës së sotme në Tiranë. I uroj shërim…

3 minutes ago

Zgjedhjet në Spanjë: sondazhi parashikon fundin e mundshëm të qeverisjes socialiste dhe shumicë të ngushtë për të djathtën

Partitë e djathta në Spanjë, Partia Popullore (PP) dhe partia e ekstremit të djathtë Vox, mund të sigurojnë një shumicë…

9 minutes ago

Profesorati dhe sindikatat universitare i kërkojnë Kuvendit reformë zgjedhore me lista të hapura dhe kufizim të mandateve

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) dhe Kolegji i Profesoratit Shqiptar i janë drejtuar me një letër të…

27 minutes ago

Zgjedhjet në Spanjë: PP udhëheq ndaj socialistëve të Sánchez, ndërsa së bashku me Vox arrin shumicën absolute

Partia Popullore (PP) vijon të thellojë epërsinë ndaj socialistëve të kryeministrit Pedro Sánchez, teksa numërimi i votave në zgjedhjet në…

27 minutes ago

Around 60% of Swiss voters back ban on loud fireworks

Zvicra do të kufizojë përdorimin e fishekzjarrëve që shkaktojnë zhurmë të madhe, pasi nisma për ndalimin e tyre u miratua…

35 minutes ago