sport

Tirana “bastis” Vllazninë, pas Kaina e Latifit, rrëmbejnë edhe Jonuzin

Rival historik, por në të njëjtën kohë, dy ekipet, Tirana dhe Vllaznia kanë bërë shpesh “pazar” ndërmjet tyre. Klubi kryeqytetas duket i fiksuar pas futbollistëve që vetëm një vit më parë ishin pjesë e shkodranëve.

Pas Kaina Nunes dhe Liridon Latifit, Tirana siguron edhe shërbimet e Fjoart Jonuzit. Klubi kryeqytetas me anë të një njoftimi për mediat ka bërë zyrtare arritjen e marrëveshjes me mesfushorin 26-vjeçar.

Të lidhura

None found

Jonuzi vjen në kryeqytet falas, pasi i kishte përfunduar kontrata me Vllaznisë, ashtu si edhe dy lojtarëve të tjerë. Jonuzi mund të konsiderohet pa frikë si një blerje top, një lojtar me shumë eksperiencë, një nga më të spikaturit te kuqeblutë. Jonuzi zëvendëson në këtë post të larguarin Albano Aleksi. Jonuzi, është afrimi i 6-të i Tiranës në këtë merkato vere, pasi më herët me bardheblutë kanë firmosur Nunes, Latifi, Gledi Mici, Albi Doka dhe Gentian Selmani, ndërsa me 1 korrik bëhet zyrtare edhe afrimi i Obanor. Me blerjen e Jonuzit, Tirana konfirmon se objektivi i klubit edhe këtë sezon është titulli kampion.

të fundit

Grupi i Partisë Socialiste përjashton Elisa Spiropalin

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka votuar pro përjashtimit të Elisa Spiropalit, ndërsa mësohet se dy deputetët, Erion Braçe dhe…

1 minute ago

Kosova përgatitet të modernizojë prokurimin publik, kontratat e nënshkruara ulen deri në 35 për qind

Kosova po hyn në një fazë të re të zhvillimit të sistemit të prokurimit publik, me përgatitjen e sistemit të…

2 minutes ago

FSK-ja dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë synojnë thellimin e bashkëpunimit

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Akademisë së Forcave të…

2 minutes ago

Emre Mor pezullon karrierën në futbollin profesionist në moshën 29-vjeçare

Ish-sulmuesi anësor i Borussia Dortmund dhe lojtari i kombëtares turke, Emre Mor, 29 vjeç, po i jep fund karrierës së…

10 minutes ago

Taravari: Nuk kam rival për drejtimin e ASH-së, largimi im para zgjedhjeve do të demoralizonte anëtarësinë

Kryetari aktual i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari nuk e mohon se e ka menduar largimin e tij nga posti…

12 minutes ago

Shiroka-Pula zhvillon vizitën e parë në FSK si komandante supreme

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka realizuar sot vizitën e parë zyrtare në FSK që nga marrja e detyrës. Komandantja…

13 minutes ago