sport

Tifozi me leuçemi ka idhull Messin, argjentinasi i realizon ëndrrën vogëlushit (VIDEO)

Lionel Messi ësHtë idhulli i shumë fëmijëve të vegjël, të cilët merren apo jo me futboll e kanë argjentinasin si një pikë referimi në jetën e tyre.

“Pleshti” është një lojtar i madh jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Këtë herë sulmuesi i PSG-së ka bërë realitet ëndrrën e një tifozi të vogël i cili vuan nga leucemia, ndërsa kohë më parë kishte shprehur dëshirën e tij për të marrë një përshëndetje nga Messi.

Të lidhura

None found

“Përshëndetje Lionel Messi, ky që po flet jam Genaro. Unë shikoj të gjitha videot tuaja dhe dua një përshëndetje nga ju. Unë jam shtruar në spital në Rosario dhe ju dërgoj një përshëndetje fëmijëve tuaj. Të dua shumë”, ka qenë videoja e Genaros drejtuar Messit, ku më pas në rrjetet sociale u shpërnda me shpejtësi.

Genaro Sosa jetoi tashmë ëndrrën e vërtetë kur mori urimin për ditëlindje nga argjentinasi, e cila erdhi pikërisht në momentin që vogëlushi kishte përfunduar kimioterapinë, ndërsa po bëhej gati për të ikur në shtëpi.

Sigurisht meritë në këtë surprizë të 5-vjeçarit kishte edhe mësuesja e tij Carolina Esquivel, e cila kishte marrë iniciativën për t’i realizuar ëndrrën nxënësit të saj, ndërsa kishte udhëtuar të takonte motrën e Messit, ndërkohë në rrjetet sociale kishte tentuar të komunikonte edhe me vetë “Pleshtin” dhe gruan e tij, Antonela.

“Genaro u çmend kur e pa, është shumë i lumtur. Nuk mund ta besojmë. E vetmi që dinte për videon isha unë, por nuk mund të thoja asgjë. Kur e pa, u trondit dhe qëndroi për orë të tëra duke u hedhur nga emocionet”, ka deklaruar mësuesja e 5-vjeçarit.

Pas shumë tentativash, videoja bëhet nga Lionel Messi për një përshëndetje speciale për Genaron, i cili nuk mund të ishte kurrë më i lumtur se kaq.

“E pashë videon tuaj, kështu që doja t’ju dërgoja përshëndetjen time, një përqafim shumë të madh nga un. Ju them se edhe fëmijët e mi ju përshëndesin shumë”, ka theksuar ish-sulmuesi i Barçës.

Edhe nëna e vogëlushit, Sandra Espinoza ishte shumë e emocionuar për këtë moment, ndërsa theksoi se djali i saj është shumë i lumtur pas përshëndetjes që mori nga Messi.

“Isha aq e gëzuar nga lumturia sa doja t’i tregoja gjithë familjes, i gjithë qyteti është shumë i emocionuar dhe është shumë e rëndësishme për ne. Nuk mund ta besojmë atë që ndodhi , jeta jonë u shemb në janar kur morëm vesh për sëmundjen e birit tonë, ndërsa tashmë kjo është një dhuratë shumë e bukur”, ka përfunduar nëna e Genaros.

 

të fundit

Tesla Model S Plaid përplaset pasi i shpërthen goma në 286 km/h

Tesla Model S Plaid po udhëtonte në një pjesë të autostradës gjermane Autobahn pa kufizim shpejtësie, kur shoferi thotë se…

2 minutes ago

Spanja çon në 42 ndeshje rekordin e saj pa humbje

Kombëtarja e Spanjës mposhti Kroacinë me rezultatin 2-1 në ndeshjen e raundit të katërt të fazës së grupeve të Ligës…

5 minutes ago

Ura e re e Mitrovicës pranë përfundimit të punimeve

Punimet për ndërtimin e urës së re në Mitrovicë kanë hyrë në fazat e fundit të realizimit. Sipas Ministrisë së…

10 minutes ago

Sulm në një minierë në Nigeri, humbin jetën 12 ushtarë dhe 5 minatorë

Të paktën 17 persona, mes tyre 12 ushtarë dhe pesë minatorë, janë vrarë në një sulm të kryer nga banditë…

10 minutes ago

Rama për Presidenten e re të Kosovës: Ju uroj mbarësi dhe sukses në këtë periudhë të vështirë

Pas një ngërçi të zgjatur politik, Kosova i jep fund një prej nyjeve të rëndësishme institucionale, duke zgjedhur Presidenten e…

10 minutes ago

33 zjarre të raportuara në hapësira të hapura në Maqedoni, shtatë vijojnë të jenë aktive

Në 24 orët e fundit, në RMV janë regjistruar gjithsej 33 zjarre, nga të cilat katër janë aktive, dy janë…

10 minutes ago