Në orët e fundit, një foto e shpërndarë në Twitter nga tribunat gjatë finales mes Italisë dhe Argjentinës në Wembley është bërë virale.
Në foto, në fakt, shumë fansa kanë parë figurën e Diego Armando Maradonës në turmën që ndiqte ndeshjen. “Diego është gjallë, Diego ishte në Wembley, ai nuk mund të mos ndiqte Argjentinën e tij”.
Maradona në tribunat e Wembley
Gjithçka nisi nga llogaria në Twitter e Sara Aribo, një fotografe profesioniste e cila postoi foton origjinale bardhë e zi të Messit me tribunat në sfond. Fotografja më pas shkroi: “Unë e bëra këtë foto në finalen e madhe në Wembley dhe do të doja ta gjeja vajzën me krahët e ngritur, a mundemi?
Fansat, megjithatë, në vend që të kërkonin vajzën, u përqendruan te njeriu me kapele dhe një trup shumë të ngjashëm me atë të Maradonës në vitet e fundit të jetës. TyC Sports më pas ri-publikoi fotografinë në të cilën shihet qartë figura e ngjashme me Maradonën. Shumë u çmendën duke pyetur veten nëse ai në foto është me të vërtetë i cili ndërroi jetë më 25 nëntor 2020. /albeu.com/
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në aspektin sentimental, sot do të ndjeni një dëshirë të madhe…
nga Albeu.com Rruga dytësore nga Casa Italia, konkretisht segmenti nga Spitali Hygeia deri te Megatek, është shndërruar në një simbol…
Në një mesazh të drejtpërdrejtë për regjimin iranian, Donald Trump nga Detroit të martën paralajmëroi se çdo person që “vret…
Nga hetimet e deritanishme të prokurorisë për vrasjen e Pavlin Prekës, në 26 shkurt të vitit të kaluar, mendohet se…
Pjesëmarrja e moderatores Alketa Vejsiu solli një tjetër qasje diskutimesh mbrëmjen e sotme në studion e “Big Brother VIP Albania”…
Peter Sorensen – i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë – do t’i vizitojë…