Categories: sport

Tifozët ndërprenë ndeshjen e Juventusit, ja pse u grumbulluan rreth Edon Zhegrovës

Juventusi e përfundoi fazën përgatitore me një triumf 2-0 ndaj skuadrës së tij të re, “Next Gen”, por sfida nuk arriti të zhvillohej deri në vërshëllimën e fundit.

Ndeshja, e luajtur të hënën në mbrëmje, u ndërpre menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë. Shkak nuk ishte ndonjë përplasje apo incident mes futbollistëve në fushë.

Të lidhura

None found

Pak sekonda pasi nisi 45-minutëshi i dytë, tifozët zbritën në fushë, duke detyruar gjyqtarin të sinjalizonte përfundimin e takimit.

Hyrja e tyre në fushë lidhet me një traditë të njohur të Juventusit: mbështetësit afrohen te lojtarët për të bërë fotografi, për t’u kërkuar fanellat ose për të marrë pjesë të uniformës si kujtim.

Kësaj radhe, lojtari që tërhoqi më shumë vëmendje ishte Edon Zhegrova.

Një video e shpërndarë gjerësisht tregon dhjetëra tifozë të mbledhur rreth reprezentuesit kosovar, të cilët kërkonin prej tij fanellën dhe fotografi.

Klubi italian sqaroi në faqen e tij zyrtare se Luciano Spalletti kishte përgatitur një formacion tjetër për pjesën e dytë, por ai nuk pati mundësi të zbriste në fushë.

“Luciano Spalletti dërgoi një formacion të ndryshëm për pjesën e dytë. Por para se ata të mund të futeshin në lojë, tifozët ndoqën traditën e kësaj ndeshjeje dhe u futën në fushë, duke sjellë fishkëllimin e përfundimit të ndeshjes”, shkroi Juventusi.

Pas ndërprerjes, fusha u kthye në një skenë takimesh mes futbollistëve dhe tifozëve, me buzëqeshje, fotografi dhe momente të veçanta.

“Dhe kështu përfundoi faza përgatitore. Tani fillon puna serioze”, përfundoi klubi italian.

Sipas Tuttosport, kjo praktikë është pjesë e Juventusit prej plot 67 vjetësh dhe ka si qëllim afrimin e skuadrës me tifozët, duke krijuar rreth klubit një atmosferë sa më familjare.

të fundit

Kushtetuesja e Speciales rrëzon pjesërisht ankesat e Pjetër Shalës, nuk gjen shkelje të të drejtave

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka shpallur të papranueshme një pjesë të ankesave të Pjetër Shalës. Për pjesën tjetër,…

5 minutes ago

Abdixhiku përshëndet suksesin e shqiptarëve të Luginës: Dy mandate të fituara, i treti ende në garë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për rezultatin e…

6 minutes ago

Enis Rexhepi drejt Kosovës? Sulmuesi i Stuttgartit U19 zhvillon takim me drejtuesit e FFK-së

Kosova ka bërë një hap të madh drejt sigurimit të talentit së Stuttgartit U19, Enis Rexhepi, i cili po impresionon…

9 minutes ago

Majlinda Bregu kërkon falje për trashëgiminë politike: U mësuam të rinjve se dhuna mund të jetë zgjidhje

Përmes një postimi në "Facebook", pas protestës së dhunshme në Tiranë, Majlinda Bregu, ka shprehur keqardhjen e saj për pasojat…

10 minutes ago

Rrjeti i Grave të Kosovës thërret në marshim për parandalimin e femicidit

Rrjeti i Grave të Kosovës bën thirrje për pjesëmarrje në marshimin kundër femicidit, i cili do të mbahet sot, duke…

16 minutes ago

QIKA njofton për aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion - QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:30, do të realizojë një aksion…

16 minutes ago