Mbrëmjen e sotme do të shohim përballjen midis Brighton dhe Romës, ndeshje e vlefshme për fazën e 1/8 të Ligës së Europës.
Roma arriti të fitojë bindshëm ndeshjen e parë në Itali, teksa mundi anglezët me rezultatin 4-0.
Pavarësisht kësaj, gjakrat janë të nxehtë akoma te mbështetësit e të dy ekipeve. Mëngjesin e sotëm, mediat italiane bëjnë me dije se, 5 tifozë “verdhekuq” janë arrestuar nga forcat e policisë, direkt pas mbërritjes së tyre në Angli.
Sipas raportimeve, mësohet se tifozët e arrestuar kanë krijuar probleme gjatë fluturimit të tyre nga Italia për në Angli, duke shkaktuar dëme materiale dhe shqetësuar pasagjerët e tjerë, të cilit ishin duke udhëtuar në të njëjtin avion.
Mund të themi se situata tek tifozeritë ka qenë mjaft e tensionuar që në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Olimpiko”, teksa tifozët e Romës hodhën flakadanë, shishe dhe monedha gjatë gjithë ndeshjes drejt tifozëve të Brighton.
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar u shpreh sot sezhvillimi dhe menaxhimi i kompetencave digjitale në arsimin parauniversitar është një nga…
Fundjava e parë e shtatorit ka sjellë sërish trafik të rënduar në Shëngjin dhe Lezhë, pasi pushuesit po kthehen nga…
Më shumë se 15.000 persona janë mbledhur këtë fundjavë në Teatrin Armani në Milano, për t’i dhënë lamtumirën e fundit…
Fenomeni i “Hënës së përgjakur” “pushtoi” mbrëmjen e sotme, edhe qiellin e Shqipërisë, duke ofruar një spektakël të rrallë për…
Nesër nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin, ku rreth 345 mijë nxënës do të ulen në bankat…
Në një ceremoni solemne të kryesuar nga Papa Leoni në Vatikan, Carlo Acutis, një djalë i lindur në Londër dhe…