Categories: sport

Tifozët e Southampton “dashurohen” me Armando Brojën

I mjaftonte një ndeshje si titullar për të fituar dashurinë e tifozëve të Southampton. Armando Broja ditën e djeshme shënoi golin e parë në Premier League duke i dhënë fitoren e parë skuadrës së tij.

Trajneri Hasenhuttl e quajti një rezervë e mirë, por presioni e detyroi ta aktivizojë nga minuta e parë në sfidën ndaj Leeds United dhe pikërisht 20-vjeçari shqiptar shënoi golin e vetëm të ndeshjes.

Kaq ka mjaftuar që tifozët e Southamptonit të shpërthejnë në lavde ndaj Brojës në rrjetet sociale të klubit, ku ndër të tjera evidentojnë edhe faktin që u është dashur të presin kaq gjatë për ta parë titullar.

Nuk mungojnë as kërkesat për të blerë përfundimisht kartonin e sulmuesit shqiptar, që është në pronësi të Chelsea-t dhe luan si i huazuar te Southampton.

Ja disa nga komentet e fansave të Southampton:
“Të gjithë fansat e Southamptonit kërkonin të luante Broja nga minuta e parë. Më në fund ai luan dhe shënon golin e fitores së parë. Vë bast se ata janë të shokuar, ne po kërkonim aktivizimin e tij titullar që prej një muaji”.

“Fitore e madhe. I zhgënjyer që Broja është vetëm në huazim. Do të kishte qenë një afrim shumë i madh”.

“Broja Brilant. Gjithmonë e kam ndjerë se duhet të luajë nga fillimi në çdo ndeshje”.

“Bravo Broja dhe të gjithë të tjerët. Mirupafshim Norwich”.

“Ndoshta po të qanin më shumë se 1000 fansa, për të aktivizuar Brojën nga minuta e parë, ju do t’i dëgjoni”.

“Imagjino shokimin tim… Pastaj luan Broja dhe fitojmë”.

“Ne duhet të blejmë Brojën. Ai është Pelle i ri, shkakton telashe në çdo ndeshje”.

të fundit

Roli i Abaz Kupit në Konferencën e Mukjes me rastin e 82 vjetorit

Nga; Ekrem Spahiu Roli i Abaz Kupit në Konferencën e Mukjes (me rastin e 82 vjetorit) Marrëveshja e Mukjes është…

1 minute ago

Milani kontakton Darvin Nunjez, Igli Tare tenton goditjen “e pamundur” për sulmin

Milani është në kërkim të një sulmuesi dhe ndërsa pret zhvillime të reja në frontin “Vlahoviç”, Igli Tare nuk ka…

25 minutes ago

Mbante të mbyllur në shtëpi ish-gruan dhe dy fëmijët, arrestohet 53-vjeçari shqiptar në Itali

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin italian të Gubbios Itali, ku një 53-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga…

56 minutes ago

Rritja e çmimeve/ Shqipëria nuk po preferohet as nga shtetasit e saj, 50% ikin për pushime jashtë

Të paktën 84% e personave që plotësuan një sondazh të “Monitor, thanë se do të pushojnë apo kishin pushuar këtë…

1 hour ago

Kontrabandistët shqiptarë promovojnë “paketa udhëtimi” me çmim 12 mijë paund, qeveria britanike forcon masat: 5 vite burg kush reklamon kalimet e paligjshme në rrjetet sociale

Kushdo që promovon kalime ilegale nëpërmjet Kanalit të La Manshit, apo reklamon pasaporta të rreme në rrjetet sociale mund të…

2 hours ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 3 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.8 lekë dhe shitet me 84.3 lekë. Euro, blihet me 96.2…

2 hours ago