Një përdorues në Twitter me emrin Dr Yash ka postuar një video që ka tërhequr vëmendjen e adhuruesve të futbollit ku shfaqet Kylian Mbappe në shoqërinë e lojtarëve të Real Madridit, Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga.
Postimi, i shoqëruar me komentin “Ky shoqërohet vetëm me lojtarët e Real Madridit tani”, sugjeron se francezi po kalon gjithnjë e më shumë kohë me të cilët do të jetë shokë skuadre.
Duket se ky model i të kaluarit të kohës bashkë me lojtarët e Real Madridit gjatë periudhave ndërkombëtare po bëhet një trend i ri për yllin francez.
Kylian, i cili më parë luante për Paris Saint-Germain, është përfolur gjithashtu për një miqësi në zhvillim me lojtarët e Madridit si Vinicius Junior dhe Rodrygo.
Kjo sjellje e Mbappes hedh poshtë idenë se ai mund të sjellë një ndikim negativ në dinamikën e dhomës së zhveshjes dhe tregon se lojtari është duke u përgatitur për një fazë të re të karrierës së tij, duke ndërtuar lidhje me lojtarët që do të luajë së shpejti në ekipin e Real Madridit. /Telegrafi/
Raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson se Shqipëria vazhdon të shënojë një nga normat më të larta të rritjes…
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim…
Policia në Velipojë, ka zbuluar një banesë me qira që ishte kthyer në një “shtëpi bari”. Në pranga është vënë…
Një mekanizëm i ri dhe i papritur nominimesh ka sjellë tension dhe dinamika të reja në edicionin e pestë të…
Fituesi i tripletës me Barcelonën, Rafinja Alkantara, ka njoftuar tërheqjen nga futbolli profesionist në moshën 32-vjeçare. Ish-mesfushori e konfirmoi vendimin…
Hetimi i Prokurorisë së Posaçme, zbuloi se si dhjetëramiliona euro u rrëmbyen nga xhepat e taksapaguesve përmes proceseve të prokurimeve…