Categories: sport

Tifozët e Liverpoolit kërkojnë transparencë për investimin prej 1.4 miliardë funtesh nga konsorciumi i Bezos

Spirit of Shankly, unioni që përfaqëson tifozët e Liverpoolit, ka shprehur shqetësimin e tij për bisedimet mes Fenway Sports Group (FSG) dhe një konsorciumi ku përfshihet edhe themeluesi i Amazon, Jeff Bezos.

Të lidhura

None found

Grupi i drejtuar nga ish-drejtori i Queens Park Rangers, Amit Bhatia, po negocion me FSG-në për blerjen e rreth 30 për qind të aksioneve të Liverpoolit. Vlera e kësaj pjese të klubit mund të arrijë deri në 1.4 miliardë funte.

Pjesë e konsorciumit pritet të jetë edhe Eduardo Saverin, një prej bashkëthemeluesve të Facebookut. Sipas Forbes, Jeff Bezos është personi i tretë më i pasur në botë, me një pasuri të përllogaritur në rreth 207 miliardë funte, ndërsa pasuria e Saverin raportohet të jetë rreth 24 miliardë funte.

Interesimi i këtij grupi u bë publik për herë të parë në fund të korrikut. Pas raportimeve, Spirit of Shankly iu drejtua Liverpoolit për të kërkuar sqarime mbi marrëveshjen e mundshme dhe pasojat që ajo mund të ketë për klubin.

Në komunikimin e dërguar drejtuesve të Liverpoolit, tifozët kërkuan të dinin se kur FSG mendon ta mbyllë një shitje të mundshme dhe çfarë të drejtash do të marrë konsorciumi në këmbim të investimit. Në veçanti, ata kërkuan informacion mbi mundësinë e përfaqësimit në bord, shkallën e ndikimit në drejtimin e klubit, si dhe përfitimet financiare apo dividentët e mundshëm.

“Pas raportimeve të para për një shitje të mundshme të një pjese të aksioneve të LFC-së, Spirit of Shankly i shkroi klubit në fund të korrikut, duke kërkuar informacione të mëtejshme dhe më shumë qartësi se çfarë do të nënkuptonte një shitje e tillë”, thuhet në deklaratën e grupit.

Spirit of Shankly kërkoi gjithashtu të sqarohej nëse shitja e aksioneve është pjesë e një strategjie më të gjerë të FSG-së apo bëhet fjalë për një marrëveshje të veçantë. Tifozët kërkuan edhe arsyet që e kanë shtyrë FSG-në të shqyrtojë shitjen e një pjese të pronësisë së klubit.

“Ne gjithashtu kërkuam një takim dhe përsëritëm se, duke pasur parasysh ngjarjet që çuan në blerjen e klubit nga FSG, se kush e zotëron klubin dhe si kontrollohet ai, duke vendosur interesat e LFC-së dhe tifozëve të tij në radhë të parë, është thelbësore për të gjithë ne”.

“Raportimi i fundit për shitjen e 30 për qind të aksioneve dhe konsorciumin që po përpiqet ta blejë atë është domethënës. Pronësia dhe kujdesi ndaj klubit tonë janë parësore për SOS dhe të gjithë tifozët”, thuhet më tej në deklaratë.

Deri tani, Liverpooli nuk u është përgjigjur pyetjeve të parashtruara nga unioni i tifozëve. Klubi ka deklaruar megjithatë se mund të zhvillojë një takim me Supporters Board, nëse bisedimet me konsorciumin do të kalojnë në një fazë më zyrtare.

të fundit

Reuters: Në Shqipëri studentët protestojnë kundër Edi Ramës dhe korrupsionit, pse Gjenerata Z po udhëheq demonstratat në Evropë?

Agjencia e lajmeve “Reuters”, i ka kushtuar një artikull të gjera protestave në disa vende të Evropës, mes tyre edhe…

2 minutes ago

Pse Mbappe nuk arriti të fitojë Topin e Artë?

Vetëm golat nuk ishin të mjaftueshëm. Pavarësisht gjithë golave të tij të shumtë, Kylian Mbappe u detyrua të kënaqej me…

4 minutes ago

Kurti kërkon raportet deri nesër në orën 18:00 dhe premton publikimin e tyre

Qeveria e Kosovës do të mbajë të mërkurën mbledhjen e tetë, me fillim në orën 08:00, ku në rend dite…

4 minutes ago

Liverpooli po shqyrton tre alternativa në rast të largimit të Mac Allisterit

Liverpooli ka nisur përgatitjet për një largim të mundshëm të Alexis Mac Allisterit gjatë verës së ardhshme, ndërsa interesimi i…

10 minutes ago

Sot votohet për drejtuesin e ri të Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin

Prokurorët publikë po zgjedhin sot drejtues të ri të Zyrës së Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar…

21 minutes ago

Java e nëntë e Superiores nis sot: Vora-Vllaznia pa tifozë, Elbasani përballet me Partizanin në një duel të fortë

Abissnet Superiore, sezoni 2026/2027“Abissnet Superiore” mbyll sot dhe nesër fazën e parë të kampionatit, ndërsa pikërisht këtë të mërkurë do…

21 minutes ago