Ylli i Real Madridit, Toni Kroos, u prit sërish me vërshëllime të forta nga tifozët arabë gjatë fitores në finalen e Superkupës Spanjolle ndaj Barcelonës.
Los Blancos fituan 4-1 gjatë ndeshjes së fundit, me Vinicius Junior që realizoi një hat-trick të jashtëzakonshëm në pjesën e parë.
Por, ndërsa braziliani vodhi titujt kryesorë, vërshëllimat e vazhdueshme ndaj Kroos ishin sërish temë në mediat ndërkombëtare.
Kundër Atletico Madrid të mërkurën, Kroos doli nga bankina me pak më shumë se 20 minuta të mbetura dhe çdo prekje u vërshëllye.
Pati edhe brohoritje kur ai rrëshqiti teksa tentoi të bënte një pasim në fushë.
Pritja negative duket të jetë për shkak të komenteve të mëparshme të Kroos për lojtarët që kalojnë në Saudi Pro League, duke e cilësuar kalimin e Gabri Veiga në Al Ahli si “të turpshme” dhe se pretendimi i parave është faktori motivues për ata që shkuan atje. /Telegrafi/
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…