Për një kalim të mundshëm të Antonio Conte-s te Manchester United në vend të Ole Gunnar Solskjaer u fol shumë pak kohë më parë. Ish trajneri i Interit, edhe për shkak të konfirmimit të teknikut norvegjez nga ana e drejtuesve të United, më pas gjeti akordin me Tottenham.
Conte ishte zgjedhje e parë dhe për Usain Bolt, ish kampionin olimpik dhe tifoz i madh i Manchester United, që në një intervistë të dhënë së fundmi e shpreh haptaz admirimin e tij për trajnerin italian.
None found
”Doja Conte-n. Do të bëjë shumë mire te Tottenham dhe do ta organizojë më së miri skuadrën. Ka fituar tituj te Juventus, te Chelsea dhe te Interi. Kudo që të shkojë do ta strukturojë shumë mirë skuadrën. Në janar do të marrë një ose dy lojtarë, pastaj në fund të sezonit me shumë mundësi do të gjejë lojtarë të përshtatshëm për ti hedhur në fushë. Unitedi im? Do të kemi vështirësi. Në çdo ndeshje na ka shpëtuar Cristiano Ronaldo. U bë shumë kohë që nuk luajmë një futboll të bukur”, theksoi ish-sprinteri xhamajkan.
Prodhuesit gjermanë të pjesëve për vetura po orientohen gjithnjë e më shumë drejt industrisë së dronëve, mbrojtjes dhe hapësirës, ndërsa…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në emisionin Prime News24 se dosja hetimore ndaj ish-zv.kryeministres Belinda…
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali duke komentuar situatën e fundit…
Një 60-vjeçar, i dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen brutale të një të moshuare 80-vjeçare, ka kërkuar…
Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të lejojë hyrjen e deri në 100 mijë të rinjve nga vendet e Bashkimit…
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka kritikuar deputetët opozitarë, duke i akuzuar se gjatë 12 orëve të seancës për…