Categories: sport

T’i bjerë kokës”, plas kritikat ndaj Florin Bratut te Partizani: S’mund të bëjë eksperimente çdo javë

Analisti i njohur sportiv Altin Sulçe, i cili moderon emisionin “Mega Sport” në A2CNN, ka shprehur kritika të ashpra në drejtim të trajnerit të Partizanit, Florin Bratu, duke ofruar një ilustrim të qartë se nga duhet nisur përmirësimi.

Të lidhura

None found

Sulçe thekson hapin e parë që duhet ndërmarrë: “Partizani duhet të fokusohet fillimisht te porta e vet, pra te reparti difensiv. Të stabilizojmë shtëpinë tonë, të sigurojmë hyrje-daljet. Ky është prioriteti absolut.”

Ai shton më tej duke paralajmëruar trajnerin rumun: “Nëse Florin Bratu synon të arrijë objektiva të larta me Partizanin, rruga është e qartë – duhet të ndalë së pësuari gola. Të marrësh tetë gola në katër takime është një sinjal i fortë alarmi.”

Në fund, moderatori i bën thirrje të hapur trajnerit të kuq për ndryshim menjëherë: “Trajneri duhet t’i bjerë kokës dhe të ndërgjegjësohet se drejton Partizanin. Nuk ka më vend për testime si në laborator në çdo ndeshje. Ai është i detyruar të aktivizojë lojtarët me përvojë në mbrojtje, të mbulojë hapësirat në mesfushë dhe pastaj sulmi do të gjejë rrugën drejt rrjetës.”

të fundit

DJ Gimbo: Vështirësitë dhe lotët më mbajtën në rrugën e suksesit

DJ Gimbo ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të tij…

2 hours ago

After protest tensions, Tirana turns red and black as citizens fill the streets with flags

Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin ‘Nënë Tereza’ ka marrë një atmosferë…

2 hours ago

Dibra under the “invasion” of snowfall and icy conditions, traffic difficulties on several road sections

Reshjet e dëborës kanë nisur gjatë orëve të pasdites në zonën e Dibrës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.…

2 hours ago

Horoskopi 29 Nëntor 2026/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Dashi Shfrytëzojeni gjithë kohen e lire sot për ta kaluar me atë qe keni ne krah sepse me vone do…

2 hours ago

Pas tensioneve të protestës, Tirana vishet kuqezi, qytetarët pushtojnë rrugët me flamuj

Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin 'Nënë Tereza' ka marrë një atmosferë…

2 hours ago

Jori Delli dhe Fred De Palma martohen në Maldive, publikohen pamje nga ceremonia

Modelja shqiptare Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma i kanë dhënë fund beqarisë, duke zgjedhur Maldivet për të…

2 hours ago