Partizani pësoi humbje 2-1 përballë Egnatias në Rrogozhinë, në ndeshjen e javës së pestë të “Abissnet Superiore”. Në përfundim të takimit, trajneri i të kuqve, Florin Bratu, analizoi para mediave paraqitjen e skuadrës së tij.
None found
Bratu pranoi se Egnatia, si kampione e Shqipërisë, është një ekip shumë cilësor. Megjithatë, sipas tij, Partizani zhvilloi një ndeshje të mirë dhe arriti të krijonte mundësitë e veta, por gabimet individuale rezultuan vendimtare. Ai theksoi se këto probleme duhet të analizohen.
Duke shpjeguar ndryshimin e sistemit të lojës, tekniku deklaroi se Aliu dhe Fadairo mund t’i shkaktonin vështirësi kundërshtarit, veçanërisht gjatë pjesës së parë. Sipas tij, nëse do të tregoheshin më konkretë, të kuqtë mund të kishin shënuar që në 45 minutat e para. Bratu shtoi se aktivizoi dy sulmues mjaft të shpejtë për t’i dhënë ekipit më shumë mundësi për të gjetur golin.
Për problemet në finalizim, trajneri u shpreh se Partizani i pati rastet e nevojshme. Mundësi u krijuan edhe pas minutës së 60-të me Fadairon dhe Aliun, por portieri i Egnatias ishte në një ditë të mirë.
Duke folur për nivelin aktual të skuadrës dhe përmirësimin që mund të pritet në vazhdim, Bratu kujtoi se ka vetëm dy muaj në drejtimin e Partizanit. Ai tha se puna nuk është e lehtë dhe se nuk zotëron një shkop magjik, ndaj ekipit i nevojitet ende kohë. Sipas trajnerit, skuadra paraqitet mirë në disa ndeshje dhe më dobët në të tjera, por me kalimin e kohës do të arrijë aty ku duhet.
Këngëtari i njohur Justin Timberlake ka ndarë me ndjekësit e tij momente nga jeta private, duke publikuar në rrjetet sociale…
Fiat ka prezantuar konceptin e ri Multiplay, një automjet inovativ që kombinon karakteristikat e SUV-it, minibusit familjar dhe pickup-it. Koncepti…
Juventusi ka barazuar 1-1 në udhëtim te Cagliari, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Serie A, duke…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se ka vijuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase, pavarësisht njoftimit të presidentit…
Evropa po përballet me një periudhë të vështirë ekonomike dhe politike, e karakterizuar nga rritja e kostove të huamarrjes, borxhi…
Një 58-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë gjatë natës në Agia Galini, në zonën e Rethymnos, në ishullin e Kretës,…