Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel, ka folur rreth mënyrës se si planifikon ai që ekipi i tij t’i qaset ndeshjes ndaj Real Madridit, që do të luhet nesër (e martë) me fillim nga ora 21:00.
Për ta ilustruar më mirë planin e tij të lojës, tekniku gjerman mori një shembull mjaft të mirë.
None found
“Varet nga taktikat, por gjithashtu ka të bëjë edhe sa je i lirë në fushë. Taktikat janë gjithmonë një mjet. Është sikur një veturë, por ne jemi ata që e vozisim atë”.
“Lojtarët duhet të kenë ide të qarta gjatë ndeshjes dhe atë duhet ta ndjejnë se janë të lirë të luajnë në fushë”.
“Ka të bëjë me një përzierje të fatit, momenteve dhe kualitetit për të eliminuar një ekip si Real Madridi, dhe nëse fati duhet të sfidohet, ne do ta sfidojmë atë”, ka thënë Tuchel.
Bayerni ka vuajtur këtë sezon në Bundesliga, pasi ata nuk arritën që të ndalin dominimin e Bayer Leverkusenit të Xabi Alonsos, me ‘Aspirinat’ që u shpallën kampion në elitën e futbollit gjerman.
Real Madridi në anën tjetër tashmë e ka siguruar titullin e La Ligas, ndërsa në Ligën e Kampionëve patën një detyrë të vështirë, pasi u desh që ta eliminonin nga kjo garë kampionin në fuqi, Manchester City.
Për bavarezët kjo sfidë ndaj Real Madridit do të jetë ‘jetë a vdekje’ për shkak se ky trofe është e vetmja mundësi për të mos dalë duarbosh nga ky sezon. /Telegrafi/
Kafshimi i parë është vetëm fillimi, me kafshimin e dytë fillon ndjesia e shpimit, dhe menjëherë pas kësaj hunda rrjedh,…
Ariana Grande ka shkaktuar reagime të shumta pas publikimit të videoklipit të këngës së saj të re “Petal”, ku disa…
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka shtuar edhe më shumë zërat për një transferim të mundshëm të Vinicius Jr, pas…
Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Shqipëri në kuadër të operacionit policor të koduar “FAST”.…
Gjashtë persona janë ndaluar, ndërsa një tjetër është ftuar në bisedë zyrtare pas të shtënave me armë gjatë një ahengu…
Tre persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike, pas një sulmi…