sport

Thirrjet me megafon të Mirlind Dakut, sy e veshë nga UEFA

Një thirrje me megafon mund t’i kushtojë shumë Mirlind Dakut. UEFA ka çelur hetim disiplinor për sulmuesin e kombëtares shqiptare.

Ai mori megafonin tifozëve pas ndeshjes kundër Kroacisë duke bërë thirrje raciste për Maqedoninë dhe Serbinë.

Kaq ka mjaftuar dhe menjëherë qeveria e futbollit europian ka nisur hetimin për këtë ngjarje të shëmtuar.

Pak ditë para ndeshjes me Spanjën, sytë e shqiptarëve janë të drejtuar nga Komisioni i Etikës së UEFA-s për të mësuar se çfarë do të vendoset për Dakun.

Sulmuesi shtatlartë këtë herë rrezikon jashtëzakonisht shumë dhe nuk do të jetë çudi që ai mos të jetë për përballjen me Spanjën.

Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë, ndërsa Mirlind Daku kërkoi falje ditën e djeshme për veprimin e tij, duke e cilësuar si të pamenduar mirë dhe në eufori e sipër pas barazimit me Kroacinë.

Ai mori pak minuta kundër kroatëve duke mos mundur të lërë gjurmë. Megjithatë këtë herë rrezikon ta humbë edhe përballjen e jetës me Spanjën.

të fundit

Horoskopi 29 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Do e kuptoni me mire gjate kësaj dite se marrëdhënia ne çift nuk i përmbush te gjitha objektivat e…

5 hours ago

Kreu i KQZ: Nesër nga ora 12:00 nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se numërimi i votave të kandidatëve për deputetë do të…

5 hours ago

Përfundon numërimi i votave në Kosovë, ja si do të ndahen ulëset në Kuvend, VV merr 56 deputetë

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë në zgjedhjet e sotme parlamentare, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror…

5 hours ago

Dy ditë më parë e masakruan në rrugë, Elton Tozaj nuk heq dorë nga deklaratat! Në “shënjestër” 2 banorët e BBVA: Kanë kaluar një natë intime bashkë

Vetëm dy ditë pasi u dhunua barbarisht në autostradën Tiranë-Durrës, gazetari Elton Tozaj nuk ka hequr dorë nga deklaratat e…

6 hours ago

Kurti shpall fitoren në zgjedhje: Fitoi populli i Kosovës dhe Republika! Ftoj partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, shpalli fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe tha se kjo është fitorja “më e…

6 hours ago

KQZ e Kosovës shpall rezultatet paraprake, LVV-ja fiton zgjedhjet me mbi 49%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin preliminar të zgjedhjeve dhe Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve me 49.80 për…

6 hours ago