Categories: sport

Thirrjet islamofobike ndaj Egjiptit, FIFA sanksionon Spanjën

Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit është ndëshkuar nga FIFA për thirrjet diskriminuese të dëgjuara gjatë miqësores së La Rojas me Egjiptin në mars. Takimi ishte pjesë e përgatitjeve të Spanjës për Kupën e Botës 2026.

Të lidhura

None found

Sipas BBC-së, Spanja duhet ta zhvillojë miqësoren e ardhshme ndërkombëtare me një pjesë të stadiumit të mbyllur. Kufizimi përfshin 15% të kapacitetit, kryesisht vende pas portave, ndërsa federata duhet të paguajë edhe një gjobë prej 20,000 dollarësh.

Me lejen e FIFA-s, vendet e prekura nga mbyllja mund të përdoren për të mirëpritur grupe komunitare ose kategori të veçanta, përfshirë familje, studentë dhe organizata kundër diskriminimit.

Në ndeshjen që përfundoi 0-0, rreth minutës së dhjetë të pjesës së parë, një grup tifozësh spanjollë nisi brohoritje kundër myslimanëve, përfshirë thirrjen “kush nuk kërcen është mysliman”. Brohoritjet u përsëritën edhe në fillim të pjesës së dytë.

Në ekranet e stadiumit RCDE u shfaq një paralajmërim kundër sjelljes diskriminuese, që u bënte thirrje tifozëve ta kundërshtonin atë. Gjyqtarët e përsëritën mesazhin kur nisi pjesa e dytë, ndërsa disa të pranishëm reaguan me tallje.

Pas ndeshjes, FIFA hapi procedurë disiplinore ndaj federatës spanjolle për thirrjet që i cilësoi “anti-islamike dhe ksenofobe”. Federata i dënoi ato, ndërsa trajneri Luis de la Fuente i përshkroi si “diçka të patolerueshme” dhe tha se “njerëzit e dhunshëm përdorin futbollin për të krijuar një hapësirë për veten e tyre”. Pas Yamalit, edhe Pedri i dënoi thirrjet islamofobike.

Megjithatë, në mbrojtjen e paraqitur gjatë procesit disiplinor, federata spanjolle argumentoi se brohoritjet nuk përbënin sjellje diskriminuese. Komiteti disiplinor i FIFA-s nuk e pranoi këtë qëndrim. Në arsyetimin e vendimit, anëtarët e tij vunë në dukje se federata nuk mund t’i paraqiste thirrjet si krejtësisht të padëmshme dhe, njëkohësisht, të përligjte aktivizimin e procedurave kundër diskriminimit në stadium.

Qershori shihet si koha më e mundshme për miqësoren e ardhshme ndërkombëtare të Spanjës. Nëse skuadra kualifikohet në finalet e Ligës së Kombeve të UEFA-s, zbatimi i sanksionit do të shtyhet për një nga dritaret e lira gjatë kualifikueseve të Kampionatit Evropian 2028, vjeshtën e ardhshme.

Edhe federata egjiptiane i dënoi brohoritjet, duke i quajtur “një akt racist të neveritshëm dhe të papranueshëm”. Ajo theksoi se sjellja e një grupi të kufizuar tifozësh nuk do të cenojë marrëdhëniet e ngushta mes federatave të Egjiptit dhe Spanjës.

të fundit

Rama jepe dorëheqjen/ Studentët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne!

Studentët janë larguar nga ministria e Arsimit dhe kanë nisur të marshojnë drejt Kryeministrisë, në ditën e 4-të të revoltës…

3 minutes ago

Klekovski: Multiple sclerosis treatment to be distributed closer to patients, with around 2,000 people under the care of the Neurology Clinic

Sot në Ministrinë e Shëndetësisë, u prezantuan protokollet për terapinë e dispenzuar për sklerozën multiple, në prani të drejtorëve të…

13 minutes ago

Skopje, minors attack a child in schoolyard; footage shared online

Një i mitur është sulmuar fizikisht nga disa bashkëmoshatarë në oborrin e një shkolle fillore në zonën e Bit-Pazarit, në…

13 minutes ago

Stojko Ramov takes over as head of SASHK

Stojko Ramov është zgjedhur kryetar i ri i Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Maqedonisë (SASHK), në…

14 minutes ago

Military doctrine and innovation at the center of cooperation between the KSF and the SAF

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë po vazhdojnë bashkëpunimin bilateral, me fokus në…

14 minutes ago

Supreme Court sends Public Housing Enterprise case back for retrial

Gjykata Supreme e ktheu në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë kontestin ndërmjet shoqërive tregtare dhe Ndërmarrjes Publike Banesore.…

15 minutes ago