Thierry Henry, ish-lojtari i Arsenalit dhe Barcelonës, ka bërë të ditur emrin e kandidatit që, sipas tij, është më pranë fitimit të Topit të Artë 2026.
None found
“France Football” publikoi dje, të martën, listën me 30 futbollistët e nominuar për çmimin prestigjioz.
Në këtë listë gjendet edhe Kylian Mbappe, sulmuesi i Real Madridit, i cili gëzon mbështetjen e Henryt për të triumfuar në garën individuale.
Duke folur për Foot Mercato, Henry tha se Lionel Messi do të ishte favoriti kryesor nëse do ta kishte fituar Kupën e Botës, ndërsa Michael Olise do të ishte gjithashtu shumë pranë tij. Megjithatë, zgjedhja e tij mbetet Mbappe.
“Për mua, Kylian është më i miri. Mjafton të shohësh arritjet e tij individuale: golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve, golashënuesi më i mirë i La Ligës dhe golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës”, u shpreh francezi.
Henry kundërshtoi edhe argumentin se Mbappe nuk ka fituar ndonjë trofe këtë vit, duke theksuar se disa fitues të Topit të Artë nuk kishin triumfuar në asnjë kompeticion gjatë sezonit përpara se të merrnin çmimin.
Sipas tij, Olise ka një statistikë po aq mbresëlënëse sa Mbappe në asistime. Në fund, Henry zgjodhi sulmuesin e Real Madridit, duke e vendosur Michael Olisen shumë pranë tij në këtë garë.
Situata është tensionuar sërish përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku forcat e Policisë së Shtetit kanë rinisur shoqërimin e protestuesve, në…
Barcelona dhe Real Madridi përballen në El ClAsicon e 265-të, në një duel që mund të ketë ndikim të madh…
Lirim Kastrati253 ditë [...]Read More...
Protestuesit hedhin gurë në drejtim të Kryesisë së Kuvendit Lajm në përditësim… The post Protestuesit hedhin gurë në drejtim të…
Forcat e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit në Tiranë, në ditën e 13-të të revoltës studentore…
REUTERS Protestuesit mbushën rrugët e Tiranës të dielën, disa orë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi masa të reja për të…