Categories: sport

Thierry Henry vlerëson Michael Olise mbi Mbappe si njeriun kyç të Francës

Pas kualifikimit të Francës në raundin e 16-të të Kampionatit Botëror 2026, Thierry Henry ka habitur me qëndrimin e tij, duke thënë hapur se Michael Olise është lojtari më i rëndësishëm në skuadrën e Didier Deschamps, madje më shumë se Kylian Mbappe.

Të lidhura

None found

Franca e preu biletën për në fazën tjetër pas një fitoreje të qartë ndaj Suedisë në “MetLife Stadium”. Në atë sfidë, Mbappe shënoi dy herë, ndërsa një gol tjetër për francezët u realizua nga Bradley Barcola.

Në raundin e 16-të të Botërorit, përfaqësuesja franceze do të ketë përballë Paraguain, në një duel tjetër me peshë në rrugëtimin drejt trofeut.

Edhe pse Mbappe ka shkuar në gjashtë gola në këtë Kampionat Botëror, duke barazuar Lionel Messin, Henry mendon se pesha që Olise ka në funksionimin e lojës së Francës është edhe më e madhe.

“Gjithçka që ai bën pa top është e pakrahasueshme. Njerëzit zakonisht fokusohen vetëm te ajo që një lojtar bën me topin, por kur je një futbollist kaq teknik, shpesh harrohet detyra në mbrojtje. Nuk e bën këtë, ai mendon për lojën në çdo moment, për mënyrën se si e luan ndeshjen. Michael është i jashtëzakonshëm”.

“Mënyra se si e sheh lojën nuk është e njëjtë me atë të të tjerëve. Nëse gjërat nuk zhvillohen ashtu siç i ka imagjinuar, ndonjëherë del paksa nga loja, sepse e sheh gjithçka në mënyrë perfekte dhe shumë shpejt. Nëse nuk je në të njëjtën gjatësi vale me të, ndonjëherë bezdiset”.

“Çfarë lojtari. Kam pasur privilegjin ta stërvis. Ndonjëherë bënte gjëra në stërvitje dhe duhej ta përmbaje veten që të mos thoshe ‘wow’, sepse si trajner nuk mund ta bësh këtë. Shikoja ndihmësin tim dhe i thosha: ‘A e pe çfarë bëri sapo?’ Pastaj rikthehesha dhe thosha: ‘Ejani, ejani, vazhdojmë djema’”.

“Ky djalë është në një planet tjetër, është thjesht ndryshe”.

“Lojtari i ndeshjes gjithmonë do të jetë Kylian Mbappe, sepse do të prodhojë statistika që askush tjetër nuk mund t’i arrijë, por lojtari më i rëndësishëm i Francës është Michael Olise”, deklaroi Henry për Fox Sports.

Në të njëjtën kohë, Olise po kalon një Botëror të shkëlqyer, pasi udhëheq listën e asistuesve me pesë asistime në katër ndeshje dhe mbetet një nga armët më të forta të Francës në garën për titullin e kampionit të botës./

të fundit

The Hague ruling: Albanian-Americans announce protest outside UN headquarters in New York

Pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë, komuniteti shqiptaro-amerikan ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste në New York,…

4 hours ago

Goditje për Spallettin, portieri i Juventusit këput ligamentin e gjurit

Kamil Grabara ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë, ka konfirmuar Juventusi, vetëm pak…

4 hours ago

Horoskopi për ditën e diel, 20 Shtator 2026

Dashi E diela ju sjell mundësi për të kaluar momente të veçanta me njerëzit që doni. Në dashuri, një surprizë…

5 hours ago

Vendimi i Hagës, shqiptaro-amerikanët njoftojnë protestë para selisë së OKB-së në New York

Pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë, komuniteti shqiptaro-amerikan ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste në New York,…

5 hours ago

Two Germans tape their paintings near the Mona Lisa, detained by police

Dy shtetas gjermanë janë ndaluar në Muzeun e Luvrit në Paris, pasi ngjitën dy piktura në mur, pranë të famshmes…

5 hours ago

Diana’s historic “revenge dress” returns to auction, valued at up to $300,000

Fustani i zi i Princeshë Dianës, i njohur prej vitesh si “Revenge Dress”, është rikthyer në vëmendjen e publikut, pasi…

5 hours ago