Lionel Messi po vazhdon të lërë gjurmë në Kupën e Botës 2026, teksa po e udhëheq Argjentinën në mbrojtjen e titullit në mënyrë mbresëlënëse.
Ylli argjentinas ka realizuar pesë gola në vetëm dy ndeshje dhe njëkohësisht është ngjitur në krye si golashënuesi më i mirë në historinë e turneut me 18 gola në Kupën e Botës, duke kaluar Miroslav Klosen.
None found
Formën e jashtëzakonshme të Messit e analizoi Thierry Henry, ish-bashkëlojtari i tij i njohur. Pasi i dha fund karrierës si futbollist dhe më pas provoi edhe rolin e trajnerit, francezi tashmë është kthyer në një komentator të vlerësuar dhe po e ndjek turneun për FOX Sports.
Sipas ish-sulmuesit të Arsenalit, një pjesë e madhe e golave të Messit gjatë karrierës kanë ardhur nga e quajtura “Zona 14”. Henry madje e shoqëroi analizën me humor, duke thënë se Messi e njeh atë pjesë të fushës aq mirë, sa duket sikur “jeton atje dhe ha mëngjes atje”.
Më pas, ai shpjegoi me ndihmën e një grafiku taktik vendndodhjen e saktë të “Zonës 14”, që është hapësira qendrore pak jashtë zonës së penalltisë së skuadrës kundërshtare.
Për të forcuar argumentin e tij, Henry analizoi tregolëshin e Messit ndaj Algjerisë dhe tregoi se si mënyra se si argjentinasi e lexon atë hapësirë i jep mundësinë të vendosë nën presion mbrojtësit. Shpesh, kundërshtarët tërhiqen shumë prapa nga frika e cilësive të tij, duke i lënë pa e kuptuar pikërisht zonën ideale që Messi di ta shfrytëzojë.
Në raste të tjera, Messi është në gjendje ta krijojë vetë atë mundësi, duke bërë një pasim të thjeshtë jashtë portës dhe më pas duke lëvizur drejt “Zonës 14” për të marrë topin e kthyer.
Analiza e Henryt solli një leksion interesant taktik dhe mund të shihet edhe si një sinjal paralajmërues për çdo përfaqësuese që synon ta ndalë Argjentinën në Kupën e Botës.
I vogël në shtat, por gjigant në vetëbesim. Romario u rrit në varfëri, sfidoi trajnerët dhe legjendat që në moshë…
Trajneri lituanez, Valdas Dambrauskas, i cili aktualisht drejton Sabah FK, ka arritur kulmin e karrierës së tij duke e dërguar…
E ardhmja e Rafael Leaos vazhdon të mbetet e paqartë, me disa burime që raportojnë se sulmuesi portugez ende nuk…
Protesta e banorëve të Divjakës kundër projektit të reformës së re administrative ka hyrë në ditën e saj të 28-të.…
Shumë njerëz në Serbi ende e adhurojnë Ratko Mladiçin, udhëheqësin ushtarak të serbëve të Bosnjës në vitet 1990, por në…
Bilanci i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Nepal është rënduar më tej. [...] Read More... The post Nepal, përmbytjet rëndojnë…