Mbrojtësi francez i Milanit, Theo Hernandez ka folur për formën e tij aktuale, dhe të ardhmen e tij.
Mbrojtësi është duke kaluar një formë të shkëlqyer te Milani që nga fillimi i sezonit edhe pse nuk e mori një ftesë nga kombëtarja Franceze për ndeshjet e marsit.
None found
Arritja e Hernandezit te Milani:
“Isha befasuar nga Maldini. Isha në Ibiza. Erdhi të njihej me mua dhe menjëherë me dha besimin. Jam mirë këtu te Milan. Me mirëpriten mjaftë mirë. Nuk dua të largohem. Dua të qëndrojë këtu për një kohë të gjatë. Seria A është më shumë fizike se taktike në krahasim me La Liga. Milano është i bukur”.
Statistikat e tij në Seria A:
“Kam shënuar shumë, me pëlqen të sulmojë. Jam përmirësuar në mbrojtje falë Piolit. Jam mbrojtës i krahut, nuk mund të shënojë gjithmonë”.
Lidhjet me Ibrahimovicin:
“Ka karakter shumë të fortë. Kam lidhje shumë të mirë me të. Ibrahimovic të bën të japësh gjithçka”.
Qëllimet e klubit:
“Do luftojmë deri në fund për të fituar Seria A. Por, qëllimi kryesor ishte rikthimi në Ligën e Kampionëve”.
Për Hakimin:
“Jemi miq jashtë fushës. Është një ndër më të mirë dhe të shpejtët. Të dy vendosëm drejtë kur u larguam nga Madridi. Fitimi i Ligës së Kampionëve me Blancos ishte emocion i pabesueshëm. Marcelo me ka mësuar shumë”.
Për Kombëtaren e Francës:
“Gjithmonë kam telefonin me shpresën që të telefonohem nga Deschamps. Do vazhdojë jap gjithçka që të luaj për Kombëtaren dhe të luajë pranë vëllait tim, Lucas”.
Ambiciet e tij:
“Dua të bëhem më i miri dhe të fitojë me Milanin sepse kjo skuadër me ka bërë të lumtur”, deklaroi ai për median spanjolle, ‘AS’. /albeu.com/
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…
Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…