Theo Hernandez vijon të bëjë paraqitje mjaft të mira me fanellën e Milanit për të dytin sezon radhazi, megjithatë kjo duket se nuk mjafton për të fituar një vend në kombëtaren franceze, pasi edhe këtë herë Didier Deschamps e ka lënë jashtë listës së të grumbulluarve.
Në konferencën për shtyp, ku prezantoi edhe listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës Katar 2022, tekniku i “gjelave’ shpjegoi edhe arsyet pse nuk e ka grumbulluar mbrojtësin kuqezi.
None found
“Në rolin ku luan Theo Hernandez ka shumë konkurrencë. Asnjë futbollist nuk mund të përfitojë vetëm nga fakti që luan në një klub me vëmendje të madhe mediatike. Nuk do të ishte e drejtë të penalizonim Digne për këtë arsye. Ai po bën gjëra të mëdha qoftë me ne, qoftë me Evertonin, por shumë e nënvlerësojnë dhe më vjen keq për këtë”, deklaroi Deschamps.
Theo Hernandez u transferua te Milani në verën e 2019-ës dhe që atëherë është bërë zot i krahut të majtë te kuqezinjtë, teksa numëron 71 ndeshje e 12 gola të shënuar në të gjithë kompeticionet.
Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…
Alban Xhaferi, Presidenti i VllaznisëVllaznia pritet që së shpejti të ketë një kompleks modern sportiv, i quajtur ndryshe “Vllaznia Elite…
Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë.…
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…