Categories: sport

Teuta realizon goditjen e merkatos, afron gardianin e kombëtares franceze

Skuadra e Teutës ka zyrtarizuar një përforcim të bujshëm në portë. Bëhet fjalë për Paul Bernardoni, 29-vjeçarin që ka vendosur të lërë klubin francez Amiens SC për t’iu bashkuar aventurës së re me durrsakët në kampionatin “Abissnet Superiore”.

Portieri vjen me një bagazh të pasur eksperiencash në vendin e tij të origjinës, duke përfaqësuar më parë formacione si ESA Linas, Troyes, Bordeaux, Clermont Foot, Nimes, Angers dhe Saint Etienne. Përtej kufijve francezë, ai ka mbrojtur edhe fanelat e Konyaspor në Turqi dhe Yverdon Sport në Zvicër.

Të lidhura

None found

Një aspekt i veçantë i profilit të tij mbetet fakti që Bernardoni numëron tre ndeshje me fanellën e Francës, çka e kategorizon si lojtar me status të mirëfilltë kombëtareje. Me këtë lëvizje, trajneri Edlir Tetova pasuron ndjeshëm organikën e tij me një tjetër element të kalibrit të lartë.

të fundit

Doli: 15 more miners brought out of the mine

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

3 hours ago

Father waits in tears for his son to be brought out of the Trepça mine

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

3 hours ago

Trepça miner after emerging from underground: Colleagues are well and climbing toward the exit

Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…

3 hours ago

Doli: 15 minatorë të tjerë u nxorën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

3 hours ago

Baba me lot në sy pret nxjerrjen e djalit nga miniera e Trepçës

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

4 hours ago

Trepça miner recounts moments trapped in mine

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…

4 hours ago