Dejvi Bregu është shumë pranë kalimit te Teuta dhe mund të konsiderohet afrimi më i ri i skuadrës durrsake. Ende nuk ka një njoftim zyrtar, por burime për “Newsport.al” bëjnë me dije se palët kanë gjetur një marrëveshje në parim dhe tashmë mbetet vetëm hedhja e firmës në kontratë.
Paraqitjet e mira të futbollistit dhe cilësitë e tij kanë bindur trajnerin Edlir Tetova, i cili ka kërkuar me ngulm afrimin e Bregut për sezonin e ardhshëm.
None found
Sipas të njëjtave burime, lojtari pritet të nënshkruajë një marrëveshje që i garanton 15 mijë euro në muaj, çka e rendit atë mes futbollistëve më të paguar në Superiore. Duke qenë se kontratat në futbollin shqiptar zakonisht janë 10 mujore, në përfundim të edicionit Dejvi Bregu do të përfitojë 150 mijë euro.
Ndërkohë, Teuta po kalon një fazë të thellë riorganizimi. Me Edlir Tetovën në krye, klubi është kthyer në një “kantier” të vërtetë, ndërsa trajneri ka përcaktuar qartë organikën që synon të ketë në edicionin e ri. Presidenti Troplini, nga ana tjetër, ka vënë në dispozicion “çekun e bardhë”, me objektivin e vetëm që Teuta të jetë kandidate absolute për titullin kampion në sezonin e ri.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…