Categories: sport

Teuta mposht Skënderbeun dhe ruan ritmin në Superiore, Tetova: Pjesa e parë ishte perfekte

Teuta e nisi rikthimin në kampionat me një paraqitje bindëse, duke triumfuar 2-0 ndaj Skënderbeut. Ndeshja, e luajtur në Durrës dhe e vlefshme për javën e 6-të të “Abissnet Superiore”, konfirmoi formën e mirë të skuadrës durrsake. Pas përfundimit të takimit, trajneri Edlir Tetova komentoi paraqitjen e ekipit të tij.

Të lidhura

None found

“Mendoj se jemi në rrugën e duhur. Ishte një ndeshje e mirë, veçanërisht në pjesën e parë, ku presingu ynë funksionoi më mirë. Pas rifillimit të lojës u përpoqëm të balanconim format e presingut, ndërsa pas daljes me karton të kuq menduam vetëm për organizimin në mbrojtje”, deklaroi Tetova.

I pyetur nëse strategjia ishte ndërtuar për ta vënë kundërshtarin në vështirësi, trajneri sqaroi: “Nuk ishte çështje diktimi, por mënyra se si aplikuam presingun. Skënderbeu ndryshoi skemë dhe unë u detyrova të kaloj në 4-2-3-1, në mënyrë që të kishim më shumë qartësi. Rezultati 2-0 nuk është gjithmonë shumë i favorshëm, por na jepte avantazh. Më pas, kur mbetëm me 10 lojtarë, u fokusuam te një ekuilibër më i mirë dhe nuk lejuam hapësira”.

Sa i përket faktit që Teuta e mbylli sërish ndeshjen pa pësuar gol, Tetova theksoi rëndësinë e të dyja reparteve. “Sulmi të siguron golat, ndërsa mbrojtja të afron me kampionatin dhe të jep besim. Ky është ligji i futbollit. Pjesa e parë ishte perfekte. Më e rëndësishmja është që skuadra zbret në fushë dhe bën atë që kërkoj. Natyrisht, kjo duhet të shoqërohet me vazhdimësi. Ajo që më pëlqeu më shumë ishte mënyra se si reparti i mbrojtjes përballoi vështirësitë”, u shpreh ai.

Për hierarkinë në formacion, trajneri i Teutës tha se vendimet varen nga nevojat e ekipit: “Ua kam shpjeguar lojtarëve se do të aktivizoj atë që më nevojitet. Kjo vlen edhe për Woltain dhe Maçollin. Tani presim rikthimin e futbollistëve që janë të dëmtuar dhe më pas skuadra do të jetë e plotë”.

të fundit

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

10 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

7 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

7 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

8 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

8 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

8 hours ago