Pas një shtatori të mbushur me emocione, tetori do të sjellë sërish një kalendar të ngjeshur me ndeshje për të gjitha kombëtaret shqiptare.
Nga Kombëtarja A, tek skuadrat e moshave dhe vajzat kuqezi, të gjitha ekipet do të zbresin në fushë për të përfaqësuar Shqipërinë.
None found
Kombëtarja A do të përballet më 11 tetor në transfertë ndaj Serbisë në Leskovac, një duel i rëndësishëm për eliminatoret e Kupës së Botës 2026, ndërsa më 14 tetor kuqezinjtë do të rikthehen në “Air Albania” për miqësoren ndaj Jordanisë.
Vajzat e Kombëtares A, do të kenë një muaj vendimtar, me dy përballje ndaj Qipros që do të përcaktojnë fatin e tyre për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kombeve.
Edhe Kombëtarja U-21, do të luajë në “Air Albania”, ku do të presë San Marinon më 10 tetor, ndërsa ekipet kombëtare U-19 dhe U-17 do të zhvillojnë miqësore përgatitore ndaj Irlandës dhe Sllovenisë.
Tetori do të shënojë gjithashtu nisjen e dy turneve të rëndësishme të organizuara nga FSHF në Shqipëri, fazën kualifikuese të UEFA European Women’s Under-17 Championship dhe turneun UEFA Development U-15.
Vajzat U-17, do të masin forcat me Greqinë, Izraelin dhe Estoninë në Elbasan dhe Rrogozhinë, ndërsa djemtë U-15, do të sfidojnë Armeninë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën në “Shtëpinë e Futbollit”.
Një muaj i tëri kuqezi për t’u shijuar, me sfida të mëdha dhe përcaktuese.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…