Categories: sport

Nëntor i ngjeshur për Kombëtaret kuqezi, nga Nations League te kualifikueset europiane (KALENDARI)

Futbolli shqiptar do të ketë një nëntor të ngarkuar, me përfaqësueset kuqezi që do të angazhohen në kompeticione zyrtare, ndeshje miqësore dhe turne zhvillimorë. Objektivi do të jetë marrja e rezultateve sa më të mira, ndërsa ekipet e moshave do të vijojnë përgatitjet dhe rrugëtimin e tyre ndërkombëtar.

Programi përfshin dy ndeshjet e fundit të Kombëtares A në grupin C1 të Nations League, sfidat e ekipeve U-19 dhe U-17 në kualifikueset e Europianit 2027, si edhe ndeshje të tjera për grupmoshat, futbollin amator dhe futsallin.

Të lidhura

None found

Kombëtarja A do të kërkojë ta ruajë vendin e parë në renditje në dy përballjet e fundit të këtij edicioni të Nations League. Shqipëria do të presë Finlandën më 12 nëntor 2026, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”, ndërsa më 15 nëntor 2026 do të luajë në transfertë ndaj Bjellorusisë, në orën 18:00, në “Illovszky Rudolf Stadion”.

Kombëtarja U-21 do të vijojë përgatitjet për Kampionatin Europian U-21 2027, aktivitet në të cilin Shqipëria do të jetë një nga vendet organizatore. Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi do të zhvillojë dy miqësore, ndaj Luksemburgut më 13 nëntor 2026 dhe kundër Spanjës më 17 nëntor 2026. Të dyja ndeshjet do të luhen në “Air Albania”, në orën 19:00.

Në raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-19 2027, Shqipëria do të përballet me Qipron më 11 nëntor dhe me Armeninë më 14 nëntor. Takimet janë programuar në stadiumin “Sotira Municipal”, në orën 13:30.

Raundi i parë i kualifikueseve të Europianit U-17 2027 do të zhvillohet në Shqipëri, ku skuadra kuqezi do të luajë një mini-turne me tri ndeshje. Përballjet do të jenë ndaj Suedisë më 11 nëntor, Skocisë më 14 nëntor dhe Finlandës më 17 nëntor. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në “Elbasan Arena”, në orën 14:00.

Edhe Kombëtarja U-19 e vajzave do të garojë në raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-19 2027. Shqipëria do ta nisë turneun ndaj Qipros më 27 nëntor, do të luajë me Moldavinë më 30 nëntor dhe do ta mbyllë me Letoninë më 3 dhjetor. Dy takimet e nëntorit dhe ndeshja e 3 dhjetorit do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, në orën 14:00.

Programi i nëntorit për grupmoshat përfshin edhe turneun zhvillimor UEFA Development për Kombëtaren U-15. Shqipëria do të përballet me Irlandën e Veriut më 19 nëntor, Poloninë më 21 nëntor dhe Ishujt Faroe më 24 nëntor. Të tria sfidat do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”, në orën 14:00, duke u shërbyer futbollistëve të rinj për të fituar përvojë ndërkombëtare.

Kombëtarja e futbollit amator do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit në UEFA Regions’ Cup. Ekipi shqiptar do të luajë ndaj Piemonte Valle d’Aosta më 1 nëntor 2026, në orën 14:00, dhe kundër NI Eastern më 4 nëntor 2026, në orën 13:30. Të dyja takimet do të zhvillohen në “Egnatia Arena”.

Ndërkohë, Kombëtarja e Futsallit do të nisë paraqitjen në fazën “Main Round” të kualifikueseve europiane për Kupën e Botës FIFA Futsal 2028. Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë më 6 nëntor 2026, në orën 15:30, në sallën sportive “Humenne”, në Sllovaki.

Kalendari i plotë i ndeshjeve:

Kombëtarja A: Shqipëri – Finlandë, 12.11.2026, ora 20:45, “Air Albania”; Bjellorusi – Shqipëri, 15.11.2026, ora 18:00, “Illovszky Rudolf Stadion”.

Kombëtarja U-21: Shqipëri U21 – Luksemburg U21, 13.11.2026, ora 19:00, “Air Albania”; Shqipëri U21 – Spanjë U21, 17.11.2026, ora 19:00, “Air Albania”.

Kombëtarja U-19, raundi i dytë i kualifikueseve për Euro U-19 2027: Shqipëri U19 – Qipro U19, 11.11.2026, ora 13:30, “Sotira Municipal Stadium”; Armeni U19 – Shqipëri U19, 14.11.2026, ora 13:30, “Sotira Municipal Stadium”.

Kombëtarja U-19 e vajzave, raundi i parë i kualifikueseve të EURO U-19 2027 për vajza: Qipro U19 – Shqipëri U19, 27.11.2026, ora 14:00, “Shtëpia e Futbollit”; Shqipëri U19 – Moldavi U19, 30.11.2026, ora 14:00, “Shtëpia e Futbollit”.

Kombëtarja U-17, raundi i parë i kualifikueseve për Euro U-17 2027: Suedi U17 – Shqipëri U17, 11.11.2026, ora 14:00, “Elbasan Arena”; Skoci U17 – Shqipëri U17, 14.11.2026, ora 14:00, “Elbasan Arena”; Shqipëri U17 – Finlandë U17, 17.11.2026, ora 14:00, “Elbasan Arena”.

Kombëtarja U-15, turneu zhvillimor UEFA Development: Shqipëri U15 – Irlandë e Veriut U15, 19.11.2026, ora 14:00, “Shtëpia e Futbollit”; Shqipëri U15 – Poloni U15, 21.11.2026, ora 14:00, “Shtëpia e Futbollit”; Shqipëri U15 – Ishujt Faroe U15, 24.11.2026, ora 14:00, “Shtëpia e Futbollit”.

Kombëtarja e futbollit amator, UEFA Regions’ Cup: Piemonte Valle d’Aosta – Shqipëri, 01.11.2026, ora 14:00, “Egnatia Arena”; Shqipëri – NI Eastern, 04.11.2026, ora 13:30, “Egnatia Arena”.

Kombëtarja e Futsallit: Bjellorusi – Shqipëri, 06.11.2026, ora 15:30, salla sportive “Humenne”, Sllovaki.

të fundit

VIDEO/ Gabriel Kulla realizon nga mesi i fushës te Sassuolo, talenti i Shqipërisë shkëlqen sërish

Gabriel KullaGabriel Kulla nuk ka të ndalur [...]Read More...

6 minutes ago

Desire Doue lëndohet rëndë ndaj Nice, largohet me barrelë mes dhimbjesh

Paris Saint-Germaini ka marrë një lajm të keq në ndeshjen si mysafir ndaj Nice, pasi sulmuesi anësor Desire Doue është…

12 minutes ago

Prokuroria e Manastirit ngre aktakuzë për dhunë ndaj partneres

Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për lëndim trupor gjatë ushtrimit të dhunës në familje.…

14 minutes ago

Mickoski paralajmëron dimër të vështirë dhe çmime të larta në bursë për energjinë elektrike dhe derivatet

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se bota po përballet me krizën më të madhe energjetike në histori, ndërsa shpreh shqetësimin se…

14 minutes ago

Paloka on Rama-Veliaj clash: prime minister sends people to prison; whoever wants to protect himself should become a justice collaborator; Veliaj knows a lot

Deputeti i PD-së Edi Paloka, i ftuar në emisionin Kjo Javë në News24 komentoi përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe…

18 minutes ago

Starton në “Air Albania” përballja e drejtpërdrejtë Partizani – Vllaznia për t’u shkëputur nga “zona e ftohtë

Partizani - Vllaznia PARTIZANI 0-0 VLLAZNIA  “Abissnet Superiore”: Java 12Stadiumi: “Air Albania”Arbitër: Laver Alla  FORMACIONET ZYRTARE:PARTIZANI: Qirko; Atanaskoski, Janjeva, Ismaili, Jovicic, Human,…

18 minutes ago