Momente terrori përjetuan lojtarët dhe stafi i Gambisë në udhëtimin e tyre në Bregun e Fildishtë përpara fillimit të Kupës së Afrikës.
Sipas një gazetari nga Senegali, 9 minuta pasi u ngrit avioni i ekipit afrikan, disa nga futbollistët humbën ndjenjat, gjë që shkaktoi terror dhe shqetësim të madh.
None found
Siç raportohet, përmasat e vogla të avionit çuan në mungesë oksigjeni brenda kabinës, duke rezultuar që shumë nga lojtarët të humbnin vetëdijen vetëm disa çaste pas nisjes.
Menjëherë është dhënë urdhri për t’u kthyer në aeroport dhe për të ulur avionin në mënyrë që të gjithë të marrin ndihmën e parë.
Federata e vendit ka nisur tashmë një hetim, pasi beson se përveç përmasave të avionit, ka pasur edhe arsye të tjera që kanë çuar në këtë problem të madh. /abcnews.al
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike u tensionua pas debateve të forta që shpërthyen brenda saj.Menjëherë pasi kreu i…
Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme në Kosovë në një intervistë për Euronews Albania ka folur mbi deklaratën e…
Protesta popullore ka marrë përmasa masive mesditën e sotme në Tiranë. Qytetarët e mbledhur në bulevard kanë nisur marshimin e…
Deputeti i Bundestagut gjerman nga radhët e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), Adis Ahmetoviq, ka reaguar ndaj deklaratave të ministres…
Ylli i Francës, Michael Olise, mund të rrezikojë një dënim me burg nëse rikthehet në vend me një produkt të…
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar ndaj deklaratave të ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviq,…