Michael Olise mund të përballet me një dënim me burg në rast se kthehet në Francë me një produkt të ndaluar që mbahej në dollapin e tij.
None found
Futbollisti francez pati një paraqitje të shkëlqyer në Kupën e parë të Botës në karrierën e tij, duke regjistruar pesë asistime dhe duke ndihmuar Francën të arrinte në gjysmëfinale.
Ekipi i drejtuar nga Didier Deschamps konsiderohej prej shumëkujt si një nga pretendentët kryesorë për trofeun, por rrugëtimi i tij u ndërpre nga Spanja, kampione e Evropës. Spanjollët fituan 2-0 në Dallas, me golat e Mikel Oyarzabalit dhe Pedro Porros.
Para se të përfundojë angazhimin në Amerikën e Veriut, Franca ka ende për të zhvilluar ndeshjen për vendin e tretë. Të shtunën, ajo do të ndeshet me skuadrën tjetër të eliminuar në gjysmëfinale.
Olise ka mundësinë të shtojë bilancin e asistimeve në këtë Botëror. Atij i duhet vetëm edhe një pasim për gol për të barazuar rekordin e Peles, i cili realizoi gjashtë asistime me Brazilin në vitin 1970.
Megjithatë, lojtari i Bayern Munichut pritet të tregojë kujdes gjatë rikthimit në Francë.
Sipas The Sun, ai mund të ketë probleme nëse hyn në vend me qese nikotine orale.
Këto produkte, ku Velo renditet ndër furnizuesit më të mëdhenj, përdoren gjerësisht nga futbollistët.
Qeset vendosen nën buzë dhe, disa vite më parë, Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (PFA) kreu së bashku me Universitetin e Loughborough një studim mbi përdorimin e tyre, si edhe ndikimin e perceptuar në shëndetin dhe paraqitjet e lojtarëve.
Sipas studimit, futbollistët deklaruan se i përdornin këto qese për t’u çlodhur në rrethana sociale dhe për të përballuar stresin. Dr. Michael Bennett, drejtor për mirëqenien e lojtarëve në PFA, i përshkroi ato si “një mekanizëm përballues për të menaxhuar kërkesat gjithnjë në rritje të futbollit”, por theksoi se shumë lojtarë nuk i njohin plotësisht efektet dhe varësinë që mund të shkaktojnë.
Ndonëse këto produkte janë të ligjshme në Shtetet e Bashkuara dhe në Angli, në Francë rregullat janë ndryshe. Olise ka zgjedhur të përfaqësojë këtë vend për shkak të prejardhjes së tij nga nëna franko-algjeriane.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…