sport

Ter Stegen merr ofertë ‘shumë interesante’ nga Arabia Saudite

Duket se afati i transferimeve të kësaj vere mund të jetë shumë i ngarkuar për Barcelonën, pasi ata mund të largojnë një numër të konsiderueshëm lojtarësh në mënyrë që të lehtësojnë problemet e tyre financiare të dokumentuara mirë.

Lojtarë si Jules Kounde, Raphinha dhe Frenkie de Jong janë lidhur të gjithë me një largim të mundshëm dhe secila prej këtyre shitjeve do ta ndihmonte Barcelonën të mbledhë fonde për të kryer aktivitetin e saj të transferimeve, pasi ata kërkojnë të nënshkruajnë një mesfushor defensiv dhe një sulmues anësor të majtë.

Ka të ngjarë që Barcelona të marrë në konsideratë të gjitha ofertat e rëndësishme për lojtarët e saj, përveç disa të përzgjedhurve, si Ronald Araujo, Pedri dhe Gavi.

Një që mund të largohet është Marc-Andre Ter Stegen, dhe sipas gazetarit Achraf Ben Ayad, portieri gjerman ka marrë një ofertë “shumë interesante” nga Arabia Saudite.

Ter Stegen ka qenë një anëtar kyç i skuadrës së Barcelonës gjatë dekadës së fundit, dhe duke pasur parasysh se ai vetëm së fundmi ka rënë dakord për një kontratë të re deri në vitin 2028, gjasat janë që ai do të ishte i interesuar të mbetet në Kataluni.

Më tej, burime pranë 31-vjeçarit gjermane i kanë thënë gazetës Mundo Deportivo se nuk është marrë asnjë ofertë zyrtare.

Barcelona është e lumtur me Ter Stegen dhe duket se ai do të vazhdojë të jetë portieri titullar edhe për disa vite në vazhdim.

Megjithatë, një ofertë masive nga Arabia Saudite mund ta ndryshojë këtë, megjithëse për momentin, asgjë nuk duket të jetë konkrete. /Telegrafi/

të fundit

Horoskopi 29 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Do e kuptoni me mire gjate kësaj dite se marrëdhënia ne çift nuk i përmbush te gjitha objektivat e…

3 hours ago

Kreu i KQZ: Nesër nga ora 12:00 nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se numërimi i votave të kandidatëve për deputetë do të…

4 hours ago

Përfundon numërimi i votave në Kosovë, ja si do të ndahen ulëset në Kuvend, VV merr 56 deputetë

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë në zgjedhjet e sotme parlamentare, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror…

4 hours ago

Dy ditë më parë e masakruan në rrugë, Elton Tozaj nuk heq dorë nga deklaratat! Në “shënjestër” 2 banorët e BBVA: Kanë kaluar një natë intime bashkë

Vetëm dy ditë pasi u dhunua barbarisht në autostradën Tiranë-Durrës, gazetari Elton Tozaj nuk ka hequr dorë nga deklaratat e…

4 hours ago

Kurti shpall fitoren në zgjedhje: Fitoi populli i Kosovës dhe Republika! Ftoj partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, shpalli fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe tha se kjo është fitorja “më e…

4 hours ago

KQZ e Kosovës shpall rezultatet paraprake, LVV-ja fiton zgjedhjet me mbi 49%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin preliminar të zgjedhjeve dhe Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve me 49.80 për…

4 hours ago