Një pretendim i pazakontë është përhapur në rrjetet sociale dhe forumet braziliane, ku thuhet se ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, është zhdukur dhe në vend të tij po shfaqet një person që i ngjan.
Sipas mbështetësve të kësaj teorie, ky zëvendësim i supozuar do të ishte bërë për të garantuar respektimin e kontratave të sponsorizimit, të cilat kapin vlerën e miliona dollarëve.
None found
Përdorues të TikTok-ut dhe forumeve të ndryshme kanë pretenduar se kanë vënë re ndryshime në tiparet e fytyrës së futbollistit. Ata kanë përmendur gjithashtu mungesën e disa tatuazheve të dallueshme në kofshë, gjatë grumbullimit të tij me Kombëtaren e Brazilit, duke i konsideruar këto si “prova kyçe”.
Me kalimin e kohës, rrëfimi është zgjeruar edhe më shumë dhe në të janë përfshirë shërbime sekrete, elita botërore, si dhe alienë.
“Një teori konspirative krejtësisht e çmendur pretendon se CIA dhe elitat vranë dhe zëvendësuan Viniciusin pas Kupës së Botës”, shkroi një përdorues me pseudonimin BlackBondPtv.
Disa prej atyre që besojnë këtë histori kanë lidhur gjithashtu ngjarjen me një pushtim të supozuar nga reptilianët gjatë turneut.
Spekulimeve u është bashkuar edhe profetesha braziliane Vo Bahiana.
“Duhet t’ju them se ëndërrova përsëri për alienët që sulmonin fushën e futbollit në Miami. I pashë qartë duke i marrë lojtarët me vete në anijen e parë që mbërriti”, deklaroi ajo në një video.
Megjithatë, nuk ekzistojnë prova të besueshme që mbështesin këto pretendime. Si rrethi i futbollistit, ashtu edhe Real Madridi, i kanë injoruar plotësisht teoritë dhe spekulimet që po qarkullojnë në internet.
Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…
Talenti i Barcelonës, Xavi Espart, ka bërë të qartë se nuk e sheh veten asnjëherë duke luajtur për rivalin e…
Jamal Musiala ka përjetuar vetëm dy episode neurologjike gjatë periudhës 12-javore të rikuperimit nga lëndimi muskulor, pavarësisht shqetësimeve në rritje…
Dashi Çdo aktivitet i mundshëm do të jetë i mirë për ju. Do të përpiqeni që çdo gjë ta shikoni…
Villarreali është larguar i revoltuar nga “Spotify Camp Nou”, pas humbjes 3-2 nga Barcelona, duke shprehur pakënaqësi të mëdha ndaj…
Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…