Cristiano Ronaldo është duke kaluar momentin më të vështirë në gjithë karrierën e tij me Manchester United.
Në fakt situata e portugezit filloi të “turbullohej” që gjatë verës, pasi sulmuesi kërkoi me ngulm largimin nga “Old Trafford” për shkak se skuadra nuk ishte kualifikuar në Champions League.
None found
“Djajtë e Kuq” nuk dëshironin që ai të largohej, por edhe mungesa e ofertave nga klubet të cilat Ronaldo synonte e “detyruan” atë të vazhdojë në Manchester duke iu bashkuar skuadrës shumë vonë dhe duke humbur gjithë parasezonin.
Legjenda e Portugalisë nuk i ka marrëdhëniet aspak mirë edhe me teknikun Ten Hag, pasi holandezi ka preferuar që ta lejë në stol “7” dhe në vend të tij të nisë titullar Marcus Rashford. A mund ta pranojë një nga lojtarët më të mirë të historisë? Normalisht që jo, aq më tepër duke njohur karakterin e Cristianos.
Ronaldo ka nisur të ankohet për cilësinë e stërvitjes së teknikut të Manchester United, duke e konsideruar si “kokëfortë” dhe sipas The Times, shpesh gjatë seancave stërvitore kanë mosmarrëveshje me njëri-tjetrin.
Kujtojmë që CR7 e ka ende mendjen te gjetja e një destinacioni të ri dhe këtë preferon ta bëjë që në merkaton e janarit./albeu.com
Rruga e bllokuar e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut u rikthye në vëmendjen e opinionit publik bullgar, pasi ushtruesja…
Kazino, bastore dhe kredi të shpejta çdo 200 metra në Kërçovë. Me ligjin e ri kazinot dhe bastoret që kanë…
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga New Jersey për televizionin “News24”, nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka zbardhur detajet…
Një zjarr ka përfshirë zonat e Bardhajt dhe Myselimit në Shkodër pasditen e kësaj të shtune, ku përhapja e flakëve…
Mendi Kabashi, vajza e aktorit të madh shqiptar Mirush Kabashi, është në garë për një vend në Këshillin Bashkiak të…
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga New Jersey për televizionin “News24”, nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka zbardhur detajet…