Real Madridi i ka kërkuar UEFA-s të shqyrtojë mundësinë e heqjes së titujve që Barcelona ka fituar në periudhën 2001-2018, në kuadër të hetimit për çështjen “Negreira”, raporton Diario AS.
None found
Hetimi për këtë rast është rihapur zyrtarisht nga UEFA, e cila po analizon dokumentet e paraqitura nga klubi madrilen. Sipas AS, në materialet e dorëzuara kërkohet që ndaj Barcelonës të merren masa edhe për trofetë e fituar gjatë viteve që përfshihen në hetim.
Çështja ka në fokus rreth 8.4 milionë euro të paguara nga Barcelona, gjatë viteve 2001-2018, te kompani të lidhura me Jose Maria Enriquez Negreiran, ish-zëvendëspresidentin e Komitetit Teknik të Arbitrave në Spanjë.
Klubi madrilen i ka përcjellë UEFA-s një dosje të konsiderueshme me dokumente dhe prova. Organi evropian ka konfirmuar pranimin e tyre dhe vijimin e procedurave hetimore. Në fazat e ardhshme pritet të mblidhen të dhëna të tjera, përpara se Barcelonës t’i jepet mundësia të paraqesë versionin e saj për ngjarjen.
Hetimi synon të përcaktojë nëse pagesat ndaj Negreiras shërbenin për të ndikuar te sistemi i arbitrimit apo te rezultatet e ndeshjeve. Barcelona i ka kundërshtuar këto pretendime, duke deklaruar se pagesat ishin bërë për raporte dhe këshillime teknike mbi arbitrimin dhe nuk kishin si qëllim ndikimin te arbitrat.
Real Madridi ka kërkuar gjithashtu vendosjen e masave disiplinore ndaj klubit katalanas. Sipas raportimeve të AS, në rast se UEFA konstaton se ka pasur përpjekje për manipulimin e rezultateve të ndeshjeve, rregulloret e saj lejojnë edhe përjashtimin e Barcelonës nga garat evropiane për një sezon.
Deri në këtë moment, UEFA nuk ka marrë asnjë vendim për sanksione ndaj Barcelonës. Procesi vijon dhe organi evropian duhet të vlerësojë provat e dorëzuara nga Real Madridi, si edhe përgjigjen që do të japë Barcelona./
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…