Categories: sport

“Çështja Negreira” shkund themelet e futbollit spanjoll, Real Madridi apelon në UEFA që t’i shfuqizojë Barcelonës tërë trofetë e arritura

Sipas raportimeve të gazetës AS, Real Madridi ka dërguar një kërkesë zyrtare drejt UEFA-s, duke synuar që Barcelonës t’i anulohen të gjitha titujt e fituar në harkun kohor kur klubi katalanas gëzonte lidhje financiare me Jose Maria Enriquez Negreira, ish-nënkryetarin e Komitetit Teknik të Arbitrave (CTA).

Të lidhura

None found

Mediumi spanjoll thekson se gjiganti madrilen ka insistuar që Barcelona të vërë në dispozicion dosjen e plotë për vitet 2010-2018, me qëllim që të hetohet se çfarë mekanizmash parandalues kishte instaluar klubi kundër korrupsionit sportiv dhe nëse ata mekanizma ishin funksionalë në praktikë.

Skandali i njohur si “Negreira” doli në sipërfaqe gjatë vitit 2023, kur drejtuesit e Barcelonës u vunë përballë akuzave të rënda për korrupsion, të lidhura drejtpërdrejt me shumat e transferuara te Negreira, i cili në atë periudhë shërbente si zëvendëspresident i CTA-së në kuadër të Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF).

Hetimet nxorën në dritë që klubi blaugrana kishte derdhur disa milionë euro në llogaritë e shoqërive që kishin lidhje me Negreiran, transaksione këto që shtriheshin nga viti 2001 deri më 2018.

Autoritetet gjyqësore spanjolle e kanë cilësuar këtë aferë si vepër penale, duke vënë në lëvizje një proces hetimor që edhe sot e kësaj dite mbetet i hapur.

Në rast se UEFA vendos ta marrë në shqyrtim dhe të miratojë apelin e Real Madridit, pasojat për trashëgiminë sportive të Barcelonës do të ishin kolosale, duke rrezikuar të gjithë titujt e siguruar brenda periudhës së vënë në dyshim.

të fundit

Kosova fiton argjendin në CS2 në Lojërat Mesdhetare të Esports, e dyta mes 18 shteteve

Kombëtarja e Kosovës në esports është shpallur nënkampione në disiplinën Counter-Strike 2 (CS2) në Lojërat Mesdhetare të Esports, MEG26, duke…

4 minutes ago

Shorti i Europianit për Kombëtaren/ Rolando Maran dhe emocionet me Barelën dhe Italinë: Do të ishte e çuditshme

Trajneri Rolando Maran, ka dhënë një tjetër intervistë të gjatë në Itali. Këtë herë për “Fanpage.it”. Nëse në Itali zgjidhej…

4 minutes ago

OSBE-ja ndihmon Akademinë e Kosovës për Siguri Publike të hartojë strategjinë për vitet 2027–2031

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë ka mbështetur Akademinë e Kosovës për Siguri Publike…

8 minutes ago

Tensionet dhe përplasjet në protestën e 28 Nëntorit/ Ministria e Shëndetësisë: 61 persona të lënduar kanë marrë ndihmë mjekësore, 5 vijojnë të shtruar

Ministria e Shëndetësisë, ka përditësuar bilancin e personave të lënduar gjatë protestës së 28 nëntorit, ku pati përplasje mes protestuesve…

10 minutes ago

Kosova dhe Kroacia shqyrtojnë bashkëpunimin në fushën e arsimit

Gjatë vizitës në Zagreb, të organizuar në bashkëpunim me UNICEF-in në Kosovë, zëvendësministri i parë i Arsimit dhe Shkencës, Përparim…

30 minutes ago

Protester taken to police station at yesterday’s rally says national flag looks like a weapon to officers and vows not to pay fines

Në një prononcim për News24, një protestues që përfundoi në polici gjatë protestës së 28 Nëntorit, deklaroi se u shoqërua…

32 minutes ago