sport

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, Shevchenko bën një reagim emocionues

Situata e tensionuar që ka përfshirë Rusinë dhe Ukraninës nuk ka mbetur pa u vënë re edhe nga personalitete të sportit.

Për këtë tension ka reaguar edhe ish-sulmuesi i njohur i Milanit, Andriy Shevchenko, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij Instagram, ka emocionuar me shkrimin, teksa ka theksuar se kjo është një kohë e vështirë për Ukrainën, por të bashkuar do të fitojnë.

Të lidhura

None found

 “Ukraina është atdheu im! Gjithmonë kam qenë krenar për popullin dhe vendin tim! Kemi kaluar shumë kohë të vështira dhe gjatë 30 viteve të fundit jemi formuar si komb! Një komb qytetarësh të sinqertë, punëtorë dhe liridashës! Kjo është pasuria jonë më e rëndësishme! Sot është një kohë e vështirë për të gjithë ne. Por ne duhet të bashkohemi! Të bashkuar do të fitojmë! Lavdi Ukrainës!”, shkroi ish-sulmuesi i Milanit.

Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë janë rritur pas grumbullimit të mbi 100.000 trupave ruse pranë kufijve ukrainas dhe pas njohjes së pavarësisë nga Rusia të Luhanskut dhe Donetskut, rajone lindore ukrainase.

Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera perëndimore i kanë vendosur sanksione Rusisë për veprimet e fundit rreth Ukrainës. / h.ll/albeu.com

të fundit

Ndërron jetë në moshën 87-vjeçare Vera von Lehndorff, e njohur si Veruschka, një ndër supermodelet e para të botës

Vera von Lehndorff, e njohur botërisht si Veruschka dhe një nga figurat më ikonike të modës së viteve ’60, ka…

7 minutes ago

Celine Dion emocionon me mesazhin e mirënjohjes pas rikthimit në skenë: “Nuk kam fjalë për të shprehur sa falënderuese jam

Këngëtarja e njohur botërore, Celine Dion, ka ndarë një mesazh emocionues me ndjekësit e saj, duke shprehur mirënjohjen për gjithë…

8 minutes ago

E penduara e SPAK fundos Olta Xhaçkën: Kush është këshilltari që shfaqet në dosje?

Një hetim i SPAK, i nisur me objektiv të qartë për të “kryqëzuar” kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj,…

13 minutes ago

Vlera e tre futbollistëve më të shtrenjtë të Amerikës së Jugut arrin 360 milionë euro

Tre futbollistët më të vlefshëm nga Amerika e Jugut në futbollin botëror kanë një vlerë të përbashkët prej 360 milionë…

18 minutes ago

Tomor Alizoti: Balluku është për t’u futur në burg, Kryeministrinë doni ta shpallni zonë të mbrojtur

Këtë të enjte, gjatë fjalës së tij në Parlament, deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka kundërshtuar në Kuvend aktin…

21 minutes ago

Akciza më e lartë e duhanit do të reduktonte duhanpirjen në RMV dhe do të shtonte të ardhurat shtetërore deri në vitin 2030

Një politikë më e fortë e akcizës mund të kontribuojë në uljen e pirjes së duhanit dhe rritjen e të…

25 minutes ago