Legjenda e futbollit ukrainas Andriy Shevchenko është bërë ambasadori i parë i një shoqate bamirësie të krijuar nga Volodymyr Zelensky për të mbështetur vendin në luftë.
Duke folur për BBC, ish-sulmuesi i Chelsea, AC Milan dhe Dynamo Kyiv u lut për donacione.
None found
“Kjo luftë është mizore,është mizore. Është një gjenocid.” tha ai.
“Ishte e rëndësishme për mua të gjeja një mënyrë për të ndihmuar vendin tim. Ukraina është e paralizuar, është e pamundur të drejtosh ekonominë, ne po granatohemi çdo ditë dhe njerëzit po vdesin.”
Ai thotë se të gjitha paratë e mbledhura nga bamirësia United 24 do të shkojnë direkt në bankën kombëtare të Ukrainës dhe më pas do të shpërndahen për të ndihmuar në përpjekjet e luftës.
Të gjitha sportet janë pezulluar në Ukrainë, sepse të gjitha tubimet masive aktualisht janë të ndaluara sipas ligjit ushtarak.
Por më 1 qershor, Ukraina do të rikthehet në aksione konkurruese në play-offin e vonuar të Kupës së Botës kundër Skocisë.
“Shumë prej tyre nuk patën mundësi të stërviteshin fare. Por besoj se një mrekulli është e mundur, sepse e di se çfarë lloj motivimi kanë ata”.
Kur u pyet për marrëdhënien e tij me ish-pronarin e Chelseat, Roman Abramovich, Shevchenko tha se nuk ka folur me të që nga fillimi i luftës.
Klubet ruse të futbollit janë pezulluar nga të gjitha garat nga FIFA dhe UEFA.
“Për sa kohë që ka një luftë në Ukrainë, asnjë atlet rus nuk duhet të lejohet të marrë pjesë në ndonjë garë”, tha Shevchenko.
“Për shkak të Rusisë, atletët tanë janë të privuar nga çdo sport. Dhe ata mund të vriten në çdo moment.”/albeu.com
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…