Categories: sport

Tensione mes tifozëve të Argjentinës dhe Algjerisë në New York, në përleshje përfshihen edhe gra e fëmijë

Kupa e Botës 2026 ka nisur prej disa ditësh, por jo gjithçka ka kaluar pa incidente, pasi në më shumë se një rast tifozë të përfaqësueseve të ndryshme janë përfshirë në përleshje mes tyre.

Rasti më i fundit ka ndodhur mes mbështetësve të Argjentinës dhe Algjerisë, të cilët janë përplasur para sfidës që do të zhvillohet mes dy kombëtareve.

Të lidhura

None found

Tifozët e të dyja skuadrave janë ndeshur në Times Square në New York, ku një pjesë e tyre u përfshi në një sherr që krijoi kaos të madh dhe ku u gjendën të përfshira edhe gra dhe fëmijë.

Takimi mes Argjentinës dhe Algjerisë do të çelë ndeshjet e Grupit J në Kupën e Botës. Kjo përballje është caktuar të luhet në orën 3 të mëngjesit të së mërkurës, ndërsa më pas do të zhvillohet edhe dueli tjetër i raundit të parë të grupit, ai mes Austrisë dhe Jordanisë.

Kjo ndeshje do të ketë një domethënie të veçantë edhe për Lionel Messin, i cili do të zbresë në fushë për ndeshjen e 200-të me ekipin kombëtar.

Gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, ai ka fituar çdo trofe të mundshëm, ndërsa katër vjet më parë në Katar udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës.

të fundit

Kosovë–Izrael në “Fadil Vokrri”, FFK-ja njofton tifozët për rregullat e hyrjes dhe parkimin

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë tifozët që do të jenë…

1 minute ago

Çështja Negreira, ish-trajneri i Barcelonës B thotë se përdorte raportet për gjyqtarët

Ish-trajneri i Barcelonës B, Gerard Lopez, ka deklaruar para gjykatës se ka përdorur raportet e analizës së arbitrave, të përgatitura…

2 minutes ago

Pas gati 13 vitesh në burg, lirohet 64-vjeçarja e dënuar me 25 vite për një vrasje që nuk e kreu

Monica Busetto është liruar nga burgu pas gati 13 vitesh vuajtje dënimi, pasi Gjykata e Apelit në Trento pranoi kërkesën…

2 minutes ago

Bytyqi: 2027 budget increases debt burden while capital investment lags behind

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, në seancën e sotme të Komisionit të Financave dhe Buxhetit, ku u diskutua Propozimi i…

6 minutes ago

Trump nominates new ambassador to Kosovo as Aliçkaj discusses expectations of Washington

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka propozuar Mikhail Bogachekun për ambasador të ri amerikan në Kosovë, duke e…

6 minutes ago

Haxhiu receives decree from the Presidency promulgating the law on the Asset Confiscation Bureau

Dy javë pas miratimit në Kuvendin e Kosovës, Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme…

7 minutes ago